×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Cristiano vs Messi: Gara finale që pritet të hyjë në histori

Saturday, 07 Prill 2018 10:41

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi do të luftojnë në tre muajt e ardhshëm që ta mbyllë sa më mirë sezonin, për tu shpallur pastaj më i miri në botë.

Debati rreth asaj se kush është lojtari më i mirë bazohet në opinione dhe ndan publikun në dy pjesë, por ka ende fakte, siç janë golat që ata kanë shënuar dhe titujt që kanë fituar, që mund ta bëjnë diferencën në një sezon.

Praktikisht tani ka një barazim mes dyshes, duke shikuar titujt e fituar nga katër në Ligën  e Kampionëve, pesë ‘Topa të Artë’ dhe katër ‘Këpucë të Arta’.

Por për të arritur te trofeu i më të mirit këtë vit, para dyshes është edhe një gare e madhe dhe e rëndësishme si Kupa e Botës, ëndërr për të dy, pasi nëse e fitojnë mund të krahasohen edhe me Pelen apo Maradonan.

Me gjithçka të hapur, tre muajt e ardhshëm do të jenë një garë e madhe, me Ronaldo që momentalisht është më lartë me formë dhe këtë e tregon edhe numri i golave.

Në anë tjetër Messi, ka pasur rënië në dhjetor dhe janar, por mars mbetet muaji i tij i preferuar kur e merr formën dhe pastaj nuk ndalet.

Kush do ta fitojë ‘Topin e Artë’ numër gjashtë, mbetet të shihet.

Dyshja janë në luftë që nga fillimet e karrierës, duke fituar 10 ‘Topat e Artë’ të fundit, me Messin që nga shumë kush shihet i avantazhuar këtë sezon.

GettyImages 461440006

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...