×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Licencimi i klubeve “ngel në klasë” 4 ekipe të Superiores

Hënë, 21 May 2018 15:53

Vetëm 6 nga 10 skuadrat e Kategorisë Superiore plotësojnë kriteret e vendosura nga UEFA për pjesëmarrje në kupat e Europës, kjo në bazë të auditimeve dhe vlerësimeve të Komisionit të Licencimeve pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.

“Komisioni i Licencimit të Klubeve, i mbledhur më 23 prill, pasi shqyrtoi të gjithë dokumentacionin, arrin në konkluzionin që t’u japë licencën për pjesëmarrje në kupat e Europës 6 skuadrave të Kategorisë Superiore. Përmend këtu Skënderbeun, Kukësin, Luftëtarin, Laçin, Partizanin dhe Teutën. Gjithashtu, të refuzojë për mosplotësim të kriterit financiar 4 klube të Superiores, praktikisht Flamurtarin, Vllazninë, Kamzën dhe Lushnjen”, tha Eduard Gjini, shef i Sektorit të Licencimeve.

Por, cilat janë kriteret që duhet të plotësojnë skuadrat e futbollit shqiptar për pjesëmarrjen në kupat e Europës, apo edhe në kategoritë e ndryshme të kampionatit vendas?

“Të gjitha klubet që marrin pjesë në të gjitha kompeticionet e organizuara nga UEFA dhe nga Federata Shqiptare e Futbollit, duhet të plotësojnë 5 kritere: atë sportiv, të infrastrukturës, atë të administratës së personelit, kriterin ligjor dhe atë financiar”, shpjegoi Eduard Gjini.

Sipas Gjinit, problemet kryesore që kanë klubet shqiptare kanë të bëjnë me strukturën, teksa për në kupat e Europës duhet një personel administrativ i skuadrës me 12 persona, e kriteri më i rëndësishëm është ai financiar.

Jo të gjitha klubet e klasifikuara me bilanc pozitiv plotësojnë realisht kriteret financiare. Çuditërisht nga 4 klubet e skualifikuara, Vllaznia, Kamza, Lushnja dhe Flamurtari, 3 prej tyre administrohen nga Bashkitë dhe janë të detyruara të deklarojnë kontrata reale, ndërkohë që të njëjtën gjë bën edhe Flamurtari.

Me nivelin e shpenzimeve që kanë skuadrat shqiptare, e të ardhurat që janë thuajse zero, bilanci negativ është i pashmangshëm. Ndërkohë, një pjesë e klubeve private, herë pas here manovrojnë me kontratat e tyre, duke përfshirë një marrëveshje “xhentëllmenësh”, që jo gjithmonë njihet nga ligji./TCH

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...