Milanit i prishen planet për merkato, UEFA rrëzon planin financiar

Tuesday, 22 May 2018 20:51

Drejtuesit e Milanit paaditen e sotme u shfaqën tepër optimistë pasi deklaruan se në merkaton e verës do të bëheshin blerje të mëdha për klubin. Por ky entuziazëm zgjati fare pak pasi pa mbaruar dita lajmet e këqija vijnë nga qeveria europiane e futbollit.

UEFA ka vendosur sot të rrëzojë planin e rifinancimit që i kishin paraqitur drejtuesit kuqezinj, duke e dërguar këtë skuadër para komisioneve të saj për të marrë masa administrative si pasojë e shkeljeve të rregullave të Fair Play Financiar.

Klubi kuqezi kishte paraqitur një plan katërvjeçar, nëpërmjet të cilit mundohej të shpjegonte se shpenzimet e larta të bëra në verën e kaluar si dhe ato që pret të bëjë në verë, do të financohen nga të ardhurat që do të sigurohen në vitet në vijim. Por UEFA nuk e ka cilësuar të besueshëm këtë plan dhe e ka refuzuar, duke denoncuar tashmë kuqezinjtë si shkelës të rregulloreve.

“Zyra e hetimit financiar është e opinionit se përveç faktorëve të tjerë, mbeten pasiguri rreth rifinancimit të kredisë që duhej të paguhet në tetor 2018”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar të UEFA-s.

Tashëm pritet të mësohet masa ndëshkimore ndaj Milanit, e cila parashikohet të jetë nga gjobë e majme e deri te përjashtimi nga “Europa League”. Gjithsesi opsion janë edhe masa më të buta si bllokimi i merkatos apo pezullimi për disa ‘yje’ që të mos luajnë në Europë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...