×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Real-Liverpool, një finale sulmuesish “monstra”

E mërkurë, 23 May 2018 11:38

Real Madrid-Liverpool është më shumë sesa një ndeshje e thjeshtë futbolli, është një finale Championsi mes një kampioni në fuqi që kërkon rikonfirmimin dhe një surprize jo edhe aq befasuese, ose thënë ndryshe mes një të ftuari nderi gjithnjë të pranishëm dhe një rikthimi të bujshëm të dikujt që ishte strukur në fshehtësi prej vitesh.  

Sigurisht që është një ndeshje e paparashikueshme, padyshim që do të ofrojë spektakël në fushë, e pikërisht për këtë arsye edhe e shumëpritur nga tifozët anembanë botës. Për të folur për këto dy skuadra ka shumë, por nga t’ia nisësh? Mjafton të shohësh vetëm produktivitetin e reparteve sulmuese të të dyja ekipeve, sa për të “ndezur fitilat”.

Ajo është një sfidë e dyluftuar ngushtësisht, që me siguri do të vendosë edhe se kush do të jetë reparti sulmues më i frikshëm i Europës, edhe pse aktualisht nuk është shenjë barazimi, pasi Salah-Manè-Firmino kanë një marsh më shumë sesa Bale-Benzema-Cristiano Ronaldo.

Treshja e frikshme e Liverpoolit ka shënuar 29 gola në këtë edicion të Champions League, konkretisht 10 Salah, 10 Firmino dhe 9 Manè, duke parakaluar me vetëm një gol rekordin e treshes së famshme “BBC” të Realit, që zgjaste prej fitores së “La Decima”-s në kohën e drejtimit nga Carlo Ancelotti.

Objektivi dhe dëshira është që të shënojnë edhe të 30-in gol për këtë sezon, e në rast se shoqërohet edhe me ngritjen e trofeut “veshëgjatë”, që do të diskutohet në testin e vështirë europian në Kiev, do të ishte më e përkryera e mundshme. Një “diplomë” tashmë e kanë siguruar, pasi në Premier League i arritën 85 gola së bashku; 41 nga Salah, 25 Firmino dhe 19 Manè.

E pavarësisht se nga shkëlqimi i “BBC”-së së famshme madrilene ka mbetur pak dritë, sulmi i Realit mbeten ende ndër më të mirët në Europë. Vetëm në La Liga u shënuan 94 gola në total, që bëhen 124 nëse shton edhe ato gjatë ecurisë në Champions, një ecuri aspak e lehtë po të mendosh se nga 1/8-at e deri në finale janë eliminuar as më pak e as më shumë, por PSG-ja, Juventusi dhe Bayern Munchen.

E gjitha, meritë e të jashtëzakonshmit Cristiano Ronaldo, golashënuesi më i mirë në Champions me 15 gola në 12 ndeshje (5 më shumë sesa kolegët kundërshtarë), por edhe e kapaciteteve të Zinedine Zidane për të përcaktuar titullarët e tij sipas nevojave të ndeshjeve të ndryshme.

Por, ndërsa Benzema e ka dhënë kontributin e tij sezonal me 5 gola, një punë gjithsesi e vlerësuar nga CR7, pavarësisht 16 golave në La Liga nga uellsiani, vështirë të thuhet se ky Real është ende ai i Gareth Bale, një mister më vete. Pas fazës së grupeve, anësori uellsian i madrilenëve ka luajtur mesatarisht 15 minuta për ndeshje, ndaj, kundër Liverpoolit ndoshta mund të mos gjejë sërish hapësira. Por aspak kokëçarje në këtë aspekt, pasi Reali ka mundur të gjejë alternativa si Asensio, Isco dhe Vazquez, mjaftueshëm sa për të kënaqur pritshmëritë e portugezit fitues të “Topit të Artë”.

Megjithatë, askush deri më tani nuk ka mundur të gjejë rrugëzgjidhje për të ndalur “treshen e mrekullive” të Jurgen Kloppit, të paktën në Europë. Vetëm Roma, në gjysmëfinalen e kthimit, provoi t’i frikësonte “The Reds”, pa arritur gjithsesi të frenojë forcën sulmuese të anglezëve, që po përjetojnë një sezon rekordesh.

Këtë e tregojnë 46 golat e shënuar gjatë këtij kompeticioni, të nisur që nga parakualifikueset me Hoffenheimin, që ose kanë thyer rekorde, ose kanë barazuar ato ekzistues, kur kanë mbërritur në etapën e fundit me mundësinë për t’u përmirësuar ende.

Pikërisht kundër verdhekuqve të Romës, Firmino e Salah arritën në kuota dyshifrore (10), duke barazuar Messin dhe Neymar, si e vetmja dyshe nga e njëjta skuadër që bënin diçka të tillë (te Barcelona), ndërsa Manè (i ndalur në kuotën 9) është gati të shkruajë historinë. Të tre ata, nëse u jepet mundësia të nisen në kundërsulm të shpejtë, janë “vdekjeprurës”, e këtë e kanë treguar si në “Anfield Road” edhe në transfertë, duke shënuar apo duke bërë të shënojë njëri prej tyre.

Por si mund të ndalen? Detyra për këtë i takon Zidane dhe aftësive të tij, i cili ka treguar se, edhe pse me një karrierë tepër të re në drejtim, ka mundur të lexojë siç duhet ndeshjet e rivalëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...