Shqipëri-Kosovë, sot luhet vëllazërorja

Tuesday, 29 May 2018 09:59

Eshtë fund sezoni. Lojtarët janë të lodhur. Kuptohet, ata që kanë asur aktivizim të rregullt me skuadrat e tyre, si Berisha, Hysaj, Qaka e të tjerë. Në fakt, shumica e kuqezinjve të grumbulluar ntga trajneri Christian Panucci për këtë zbor 10-ditor në Zvicër, ku do të zhvillohen edhe dy ndeshje miqësore, kanë rastin të tregojnë veten se e meritojnë një fanellë kuqezi.

Të tillë mund të përmendim Abazajn, Gurin, Ndoj, Lika. Në mungesë të disa “peshave të rënda”, debutuesit dhe ata që duan konfirmim në kombëtare duhet t’i japin sinjalet e duhura Panuccit. Ky i fundit e ka bërë edhe dje të qartë: Kombëtarja nuk është një vend pune. Në të thirret dhe luan vetëm ai që e meriton!
Sonte, në orën 20:00, në stadiumin “Letzingrund” të Zurich, kuqezinjtë do të përballen me vëllezërit kosovarë. Një miqësore, që starton përgatitjet e dy kombëtareve për kualifikueset e Ligës së Kombeve, që startojnë në shtator. Kjo vëllazërore vjen pas asaj të 13 nëntorit 2015, që u zhvillua në Prishtinë dhe ishte një festë e madhe. Stadiumi pritet të jetë i mbushur me tifozë shqiptarë, që kësaj here do t’i mbështesin të dyja skuadrat në fushë.
Kuqezinjtë vijnë pas asaj humbjeje 1-0 me Norvegjinë, në “Elbasan Arena”, miqësorja e fundit, ku dhe loja la shumë për të dëshiruar. Trajneri Panucci është në kërkim të formacionit dhe modulit të duhur, nga të cilët mund të marrë maksimumin e të tijve. Eshtë një proces rinovimi i skuadrës, ndër të tjera, çka do të marrë vëmendjen e duhur edhe mbrëmjen e sotme. Kujtojmë se Shqipëria, në Ligën e Kombeve është në Grupin C, bashkë me Skocinë dhe Izraelin.
Sa i takon formacionit startues të Panuccit, ai pritet të hedhë në fushë këta lojtarë: Në portë Etrit Berisha. Lenjani nuk është rikuperuar në kohë nga dëmtimi, ndërsa Mavraj, që nuk ka luajtur me klubin e tij në Gjermani, është me agjërim. Të dy do të jenë në stol. Në mbrojtje është i padiskutueshëm Hysaj, në të djathtë, Gjimshiti dhe Veseli në qendër.
Në stol ulet Ajeti, që në miqësoren pararendëse me Norvegjinë la për të dëshiruar. Në të majtë do të luaj Bujar Lika. Mesfusha kuqezi është mjaft e re në moshë. Ramadani, Qaka dhe Ndoj duhet të zëvendësojnë “peshat e rënda”, si Xhaka, Memushaj dhe Abrashi. Për Emanuele Ndoj, që luan me Breshian në Itali, do të jetë debutimi i madh me kombëtaren. Nga krahët, me detyra ofensive, do të luajnë Roshi (në të majtë) dhe Guri (në të djathtë), ndërsa në majëvn e repartit ofensiv ka vend për Cikalleshin. Telesport. A.Lleshi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...