Sapo u mbyll miqësorja Shqipëri-Kosovë me një humbje të thellë për kombëtaren tonë.
Që në fillim të takimit u duk qartë që kombëtarja kosovare e kishte marrë shumë seriozisht këtë takim.
Ndërsa kombëtarja jonë nga ana tjetër u duk se nuk i kishte kushtuar vëmendjen e duhur kësaj ndeshje, gjë që i solli një humbje që nuk e prisnin.
Ndonëse Panucci e mbylli ndeshjen me tre sulmues, vetëm në minutën e 76 erdhi goditja e parë në kuadratin e Ujkanit kur Bekim Balaj goditi në qendër pas krosimit të Hysajt. Taipi goditi edhe shtyllën në fund si për të shkundur kuqezinjtë, por e kotë.
Në total të 90 minutat u dominuan nga Kosova që e meritoi plotësisht fitoren 3-0, duke mbajtur një ritëm të pandalshëm gjatë gjithë kohës dhe sigurisht duke vrapuar më shumë se kuqezinjtë. Takimi i radhës i kombëtares sonë është ai kundër Ukrainës në 3 qershor dhe shpresojmë që në këtë ndeshje të shohim një Shqipëri ndryshe nga kjo e sotmja.