Le Monde: 9 arsyet e lamtumirës misterioze të Zinedin Zidane

E Enjte, 31 May 2018 20:10

Zinedine Zidane ka befasuar këtë të enjte të gjithë botën e futbollit duke deklaruar se po largohet nga Real Madridi pas më pak se 3 viteve, ku fitoi plot 9 tituj, dhe sidomos tre Liga të Kampionëve

Zizu tha se po e bën këtë sepse klubi ka nevojë për ndryshime, që të vazhdojë dhe të fitojë trofe, ashtu si në vitet e fundit dhe se është momenti të bëhen ndryshime për të gjithë, edhe tek lojtarët.

“Me mua, do të ishte e komplikuar të fitonim edhe vitin e ardhshëm, sepse këtë e kemi parë këtë sezon ku kemi gabuar shumë në Ligë, kemi gabuar në Kupë dhe për këtë mendoj se ka nevojë për ndryshime”, tha Zizu duke shtuar:“Nuk do të stërvis klub tjetër. Nuk po kërkoj tjetër klub”.

Gazeta Franceze Le Monde ka organizuar një Chat të shpejtë me lexuesit e saj për të shpjeguar arsyet e larmimit të befasishëm të ish numrit 10 të Francës. Redaksia sportive i është përgjigjur drejtpërdrej pyetjeve më të mprehta të lexuesve duke u munduar të hedhë pak dritë mbi këtë vendim që ra si një rrufe në qiell të pastër. Lapsi.al i ka përmbledhur dhe përkthyer shpjegimet e së përditshmes francize të referencës…

Çdo të thotë shprehja që tha Zidan në konferencën e shtypit: “Unë do të qëndroj gjithmonë pranë klubit”? Si kuptohet ajo?

Zinedin jeton në Madrit që kur i ka dhënë fund karrierrës sportive. Biri i tij Luca është portiere i tretë i skuadrës së Realit.

Cili klub i madh do ta mirëpriste Zidanin nëse ai vendos të vazhdojë karrierën si trajner?

 Do ishte vështirë ta shikoje Zinedin Zidane në Angli ose në Gjermani. Një mundësi më e madhe është kombëtarja franceze. Pastaj një tjetër Juventusi me të cilin ai ka luajtur. Në asnjë mënyrë nuk do të qe Bordoja, skuadra ku ai mori njohjen ndërkombëtare, për shkak të vendit mediokër që kjo skuadër ka në libën e parë franceze. Zidan rrefuzoi të stërviste ish skuadrën e tij edhe kur ishte teknik pa asnjë eksperiencë.

Një mundësi e madhe mbetet PSG, edhe për shkak të mardhënieve të shkëlqyera që Zinedine ka me pronarët katarianë të klubit. Por fillimisht PSG duhet ti japë kohë trajnerit gjerman me të cilin sapo ka nënshkruar Thomas Tuchel, përkthen lapsi.al

A është në rrezik Didier Dechamps në stolin e Francës pas këtij largimi?

Jo nëse ai ka sukses në kupën e Botës. Duke përjashtuar ndonjë katastrofë për francezët në Rusi presidenti i FFF do i qëndrojë kontratës që ka lidhur deri më 2020 me Deschamps.    
Plus që Zidan nuk ka vënë kandidaturët për këtë post.

A ishte vërtet një ikje me nismën e Zidane?

Po presidenti Florentin Perez shpjegoi se trajneri i kishte shkuar mbrëmë në shtëpi për ti komunikuar vendimin. “ishte një lajm krejt i papritur shtoi ai. Dhe duhet ti besojmë komenton le Monde.

A janë të vërtetë zërat për mosmarrëveshje mes trajnerit dhe ish lojtarëve?

Në dijeninë tonë “JO” shkruan Le Monde i përkthyer nga Lapsi.al. Forca kryesore e Zidanit ka qenë që të paqtojë një skuadër ku kishte nj rivalitet të madh egosh. Ka pasur disa fërkime por edhe Ronaldo e pranoi që disa herë ai të zëvendësohej përgjatë lojës. Jemi shumë larg situatës kur Jose Murinjo ishte në konflikt të hapur me CR7, Ramos dhe Casillas.

Po atëhere pse deklaroi Zidane: “Jo vetëm unë por edhe lojtarët kanë nevojë për ndryshim?

Ekemi të vështirë që të imagjinojmë që Zidane e humbi mbështetjen e atyre lojtarëve që e kanë adhuruar për tre vite me radhë. Ai kishte shprehur dëshirën për tu larguar edhe para disa fërkimeve që lindën në skuadër. Tek reali kriza është gjithnjë prezente dhe paraardhësit e Zidanë mund të flasin shumë për këtë.

Zizu foli për disa momente shumë të vështira për të gjatë drejtimit të skuadrës. Cilat janë ato?

Me gjithë rezultatin fantastik të fitores në tre Champions League rresht skuadra njohu një vrimë të zezë në mes të sezonit që arrit kulmin me eliminimin nga kupa e Spanjës. Edhe fakti i vendit të tretë me shumë diferencë nga Barcelona dhe poshtë rivalëve historikë të Atletikos, nuk është parë me sy të mirë.                                                               

Një pyetje e vetme: Përse?

Duhet thënë se askush, po vërtet askush, nuk e parashikoi vendimin e Zidane. Madje as gazetat “Marca” dhe “AS” të cilat i kushtojnë nga 40 faqe në ditë Realit nuk shkruan asnjë rresht për këtë. Një arsye e parë është lodhja, rendit Le monde i përkthyer nga Lapsi.al. Pastaj krenari për tu larguar vetë pa e shkarkuar nga lart. Dihet se Reali nuk është Manchester United ku një njeri Alex Ferguson mund të kalojë edhe gati 30 vjet. Kohëzgjatja e trajnerëve është e shkurtër.

Natyrisht me aureolën e tij si futbollist dhe trajner Zidane ishte disi më i mbrojtur, por as për të nuk përjashtohej shkarkimi. Ndoshta ai ka dashur ti ketë si gjithnjë gjërat në dorë vete.

Kush mund ta zëvendësojë?

 I japim besim shtypit spanjoll ta bëjë këtë gjë, shkruan Le monde i përkthyer nga Lapsi.al. Por pasi përjashton emra të tillë trajnerësh si Guardiola, Luis Enrique, Valverde (që kanë kaluar më parë nga Barcelona dhe gjithashtu José Mourinho-, le monde përmend si emër të mundshëm teknikun e Tottenham (ish mbrojtës i PSG PSG) Mauricio Pochettino. ©Lapsi.al/ burimi Le monde   

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...