Mesfushori 100 milionësh është thënë se ai “nuk është më një lojtarë i ri” dhe që ai ka nevojë të tregojë se është klasë këtë verë me Francën në Botëror
Paul Pogba duhet që të jetë “një lider” për Francën thotë kapiteni Hugo Lloris, duke shtuar që mesfushori i Manchester United nuk është më “lojtar i ri”.
“Ai ka përvojë tani me klubin dhe me Kombëtaren. Ka shumë talent që tregon se ka ndryshuar në krahasim me fillimet e tij. ai kishte një sezon shumë të mirë, edhe pse shumë analistë e vënë në debate. Si një futbollist dhe si një tifozë i futbollit, mendoj që ai ka pasur një sezon të mirë”, ka thënë Lloris.
“Ai ka dëshirë që të shkëlqej me kombëtaren franceze. A do të jetë ai kryesori? Kjo është fjalë e fortë por një “lider” që pritet të jetë në fushë. Ai po piqet dhe dëshiron të jetë më i mirë. Por, po ashtu është e rëndësishme që ai është fokusuar në aftësitë e tij individuale. Ky është një shembull i mirë kur dëshiron të jesh lider’, ka thënë në fund Lloris.