Një grup trafikantësh është goditur nga aksioni i policisë greke në kuadër të një operacioni anti-drogë në qytetin e Selanikut.
Në pranga kanë rënë dy vëllezër shqiptarë 29 dhe 25 vjeç sëbashku me dy bashkëshortet e tyre shqiptare 23 dhe 30 vjeçe.
Pas një kontrolli të ndërmarrë në banesat e tyre policia ka gjetur dhe ka sekuestruar 54 pako me 50 kg 297 gram marijuanë, 9 gram kokainë, peshore elektronike, 9700 euro.
																					
								
 
 
						
						
						
																									
																									





