Rinis mbjellja e vendit me kanabis, provat do të publikohen

Premte, 01 June 2018 11:39

Raportet e para tregojnë se në zona të caktuara në të gjithë vendin ka rinisur mbjellja e kanabisit. Ndonëse jo në mënyrë aq popullore sa dy vite më parë, duket se trafikantët po kërkojnë të fitojnë terrenin e humbur në kultivimin e kanabisit.

“RD” disponon prova dhe fakte filmike mbi mbjelljen e maleve me drogë, të cilat do të bëhen publike në ditët e ardhshme. Trafikantët që kanë rinisur aktivitetin në fushën e kanabisit po rikthejnë hashashizimin në ato zona që janë nën kontrollin e plotë të pushtetarëve lokalë të PS si dhe të deputetëve të kësaj force politike.

Këta pushtetarë kanë arrirur akordin me drejtuesit lokalë të policisë për të vijuar mbjelljen duke i dhënë garanci. Megjithatë duke qenë jo shumë të sigurtë garantët në policitë lokale gjejnë një klauzolë në lejen që japin për mbjelljen e kanabisit duke u shprehur se “nuk kemi çfarë të bëjmë nëse kontrollet do të vijnë nga qendra”.

Ajo që është evidente në këto ditë është se kudo ka nisur puna. Punëtorët punojnë përgjatë gjithë ditës. Janë siguruar depozitat dhe gropat e ujit dhe puna e vaditjes po bën që hashashi në këto momente të kalojë lartësinë e 30 centimetrave. Zonat janë larg syrit të kalimtarëve dhe kryeisht shpate malesh apo pyje ku mbrohen nga njerëz të armatosur.

Nuk ka ndryshuar taktika e punës së trafikantëve. Ajo është e njëjtë si edhe tre vite më parë. Droga ka si garantë tashmë jo vetëm pushtetin lokal dhe të zgjedhurit në Parlament në PS, por tani janë shtuar edhe institucionet që janë të paralizuara në goditjen e mbjelljes së vendit me drogë.

Nëse deri dy vite më parë ishte e kapur tërëisht policia që ishte palë në mbjelljen e vendit me drogë, tani janë shtuar edhe dy institucione të tjera të kapura nga Rama prej të cilave nuk pritet të ketë asnjë lloj reagimi në lidhje me mbjelljes e reja me hashash.

Ndryshe nga dy vite më parë kur operacionet kundër drogës drejtoheshin nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Shërbimin Informativ, tani të dy këto institucione janë nën kontrollin e plotë të kreut të qeverisë dhe kuptohet se nuk do t’u lejohet që të ngrenë zërin dhe as të ndërmarrin operacione kundër drogës.

Ministria e Brendshme ka dalë dje me një deklaratë kontradiktore në lidhje me mbjelljet e vendit me kanabis. Nga njëra anë thotë se ka evidentuar parcela të mbjella, nga ana tjetër thotë se nuk ka asnjë rrënjë kanabisi të mbjellë. Ministria e Brendshme thotë se ka pikasur vetëm dy zona ku po mbillet kanabis, ndërkohë që provat filmike që disponon “RD” tregojnë për një hartë më të gjerë të procesit të ri të kanabizimit. RD

Modifikuar më Premte, 01 June 2018 11:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...