RAI3 sfidon Ramën: Kësaj radhe nuk dha informacione zyrtare për mbjelljen e kanabisit

Saturday, 01 February 2020 13:27

Gazetarët italianë të kanalit RAI3 kanë sfiduar kryeministrin shqiptar të publikojë informacionet e qeverisë mbi plantacionet e kanabisit në vend. Kjo, pasi Rama sulmoi gazetarët italianë duke i qortuar mbi reportazhin se kultivimi i kanabisit është rritur me 1200 % në vitin e fundit.

RAI3 gjithashtu preku mesazhin e kryeministrit të postuar dje në Twitter, i cili konstanonte se qeveria italiane i ka qortuar lajmet dhe shifrat e nxjerra prej tyre.

Në kundërshtim me hipotezën e Ramës, mbrëmë në RAI3 gazetarët shprehen se lajmet e tyre nuk përmendnin asnjë deklaratë të qeverisë italiane, por ishin qortuar nga Policia shqiptare. “Lajmet tona ishin mbi BREXIT dhe faktin që ka ende shtete që duan të futen në BE si Shqipëria, të cilat janë duke luftuar me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Ne raportuam mbi shtimin e plantacioneve të kanabisit në vend, por shifrat tona u qortuan nga Policia shqiptare. Gjithsesi, ndryshe nga në të kaluarën, kësaj here ata nuk paraqitën informacione zyrtare. Ne i kemi vërtetuar shifrat e nxjerra nga burimet tona,”- u shprehën gazetarët italianë.

Dje Rama foli në Twitter për faktin se qeveria italiane ka bërë vërejtje për raportin e RAI3: “Ja ku është e vërteta zyrtare në lidhje me lajmet skandaloze të RAI3! Falenderoj autoritetet policore italiane që na ndihmojnë cdo ditë në fitoret e përhershme me kultivimin e kanabisit dhe sidomos për ndihmën në këtë rast konkret për të fituar kundër shpifjeve mediatike.” –shkroi Rama në Twitter të premten,duke bashkëngjitur foto të një artikulli në italisht.

Artikulli thotë se gjatë një eventi në Itali të përqëndruar në bashkëpunimin mes dy vendeve, autoritet specifikisht qartësuan se lajmet në RAI3 nuk përcjellin informacione të sakta dhe nuk mund të hedhin hije as mbi luftën e vërtetë kundër kanabisit, as mbi rezultatet e rëndësishme të arritura në vitet e fundit.

Artikulli nuk bën të qartë se cilat janë autoritet në fjalë dhe si janë shhprehur ata konkretisht.

Rama pretendon të jenë forcat policore italiane. Reportazhet e titualuara “Kufijtë e Europës” janë të përgatitura nga gazetari Valerio Kataldi, i cili është kërcënuar më parë për lajmet mbi ish-Minstrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe përfshirjen e tij në trafikimin e substancave narkotike.

Në 2019, Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi një raport negativ mbi kultivimin e drogës dhe trafikimin e saj në Shqipëri, së bashku me mjaft artikuj të tjerë. Për kryeministrin Rama nuk është hera e parë që godet gazetarët apo raportet mediatike, pasi ai ka sulmuar dhe media të tjera ndërkombëtare si “The Voice of America” apo "The Bild".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...