56% e të punësuarve në Shqipëri me të drejta të cenuara, niveli më i lartë në Rajon

Premte, 01 June 2018 14:37

Shqipëria ka nivelin më të lartë në rang rajonal të punonjësve me të drejta të cenuara. Mbi 56 për qind e të punësuarve punojnë në bizneset e familjeve pa pagë ose punojnë në tregun e zi duke mos paguar sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Gjetjet i ka bërë Fondacioni gjerman  Friedrich Ebert, i cili ka përpunuar të dhënat e ILO-s në një raport mbi pabarazinë në Europën Juglindore.

 
Përjashtimi i nga tregu formal i punës dhe ose punësimi me pagesa krejtësisht të ulta është një nga shkaqet themelore për rritjen e pabarazisë në rajonin e EJL. Fondacioni F. Ebert vë në dukje se në të gjithë rajonin, pjesëmarrja në fuqinë punëtore dhe normat e punësimit janë më të ulta se mesatarja e BE-së.
Papunësia është e lartë në shumicën e vendeve, dhe të rinjtë janë  më të ekspozuarit.
Pjesa e punësimit të pambrojtur dhe informal është domethënës në shumicën e vendeve, por treguesi është shumë i lartë në Shqipëri me 56,6 % të totalit, teka në Serbi ky tregues është 30.4%, në Maqedoni 21.8%, në Bosnjë 20.3%, në Kroaci 10.4 %, teksa mesatarja e BE është 11.8%.
Kërkimet tregojnë pasiviteti dhe papunësia kanë një ndikim të qenësishëm në rritjen e distancave në pabarazi.
Evidencat në nivel vendi sugjerojnë se numri i të punësuarve në punë pa standarte, me paga të ulta, me orare jo të rregullta dhe mungesë sigurie kontribuon në rritjen pabarazisë në të ardhura për shkak të diferencave të mëdha në pagesa.
Individët në Rajon përballen me akses jo të barabartë në punë dhe diskriminim në tregjet e punës të bazuara në karakteristika të tilla si gjinia, përkatësia etnike, mosha, aftësitë fizike, niveli arsimor ose vendi i banimit. Ndërthurja e këtyre karakteristikave rrit më shumë nivelet e pabarazisë dhe diskriminimin në punë.
Gratë punojnë më së shumti në familje pa pagesë. Romët kanë më shumë gjasa të jenë të papunë, të fitojnë pak dhe të punojnë në të zezë. Gjithashtu ekspozimi i lartë e të rinjve në papunësi sinjalizon përjashtimin e tyre nga jeta social-ekonomike, thuhet me tej në konkluzionet e gjetjeve të Fondacionit F> Ebert për pabarazinë në Rajon.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...