Dynden turistët, nuk ka shtretër. INSTAT: Për 4.6 milionë turistë, vetëm 41 mijë shtretër

Premte, 01 June 2018 14:46

Statistikat zyrtare tregojnë se një numër gjithmonë e më i madh turistësh që vizitojnë Shqipërinë. Por vendi ynë nuk ka kapacitete për t’i akomoduar. Instituti i Statistikave të Shqipërisë në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë hartoi për herë të parë një publikim të veçantë për treguesit kryesorë mbi turizmin në Shqipëri.

Sipas të dhënave, gjithsej në Shqipëri kanë hyrë gjatë vitit 2017 rreth 5.1 milionë turistë, nga të cilët 4.6 milionë kanë qenë me vizitorë me netë qëndrimi dhe pjesa tjetër, vizitorë ditorë. Kundrejt vitit 2016, numri i turistëve u rrit me rreth 400 mijë.

Ndërkaq statistikat tregojnë se kemi probleme me njësitë akomoduese. Sipas INSTAT-it, në vitin 2016, në gjithë vendin funksionuan 1.242 struktura akomoduese (hotele, motele, kampe, bujtina, streha malore dhe struktura të tjera për qëndrime afatshkurtra). Numri gjithsej i dhomave në këto struktura ishte 17.692 dhe shtretërit ishin 41.376 mijë.

Me këto shifra, numri i njësive akomoduese konsiderohet i ulët edhe po të shtosh njësitë akomoduese infomale. E thënë ndryshe, dhomat që jepen me qera gjatë verës dhe nuk deklarohen për të mos paguar taksa.

Gjatë viteve 2013-2016, numri gjithsej i strukturave akomoduese (që funksiononin gjatë periudhës) u rrit mesatarisht me 20.3 % dhe numri i shtretërve në to u rrit me 13.3 %. Qeveria shqiptare u ka bërë thirrje turistëve të huaj që të vizitojnë Shqipërinë si një atraksion turistik, por duket se nuk ka llogaritur kapacitetet pritëse të vendit tonë, të cilat po rezultojnë dukshëm më të ulëta se fluksi i turistëve që po hyjnë në vend.

Karakteristikat e turistëve të huaj në Shqipëri/Hyrjet e shtetasve të huaj në periudhën 2013-2017 janë rritur mesatarisht 12.0 %,  ndërsa shpenzimet e turistëve të huaj (jo – rezidentët) në vendin tonë janë rritur mesatarisht 8.5 % për të njëjtën periudhe. Mbi 70% e turistëve që hyjnë në Shqipëri janë nga rajoni. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, hyrjet nga rajoni i Evropës zënë pjesën më të madhe të hyrjeve të shtetasve të huaj me 92,4 % dhe janë rritur mesatarisht me 12.3 % gjatë periudhës 2013-2017. Shtetasit e huaj që hyjnë në Shqipëri vijnë kryesisht nga: Kosova (34 %), Maqedonia (13 %), Greqia (10 %), Mali i Zi dhe Italia (7 % secili).

Në periudhën 2013-2017, numri i vizitorëve të huaj me netë qëndrimi (ku përfshihen vizitorët që qëndrojnë të paktën një natë në hotel apo në struktura akomoduese të tjera, tek të afërmit, shtëpitë e tyre, etj.) janë rritur mesatarisht 13.0 %. Ndërsa numri i vizitorëve ditorë, për harkun kohor 2013-2017 është 1.3 milion, duke u rritur mesatarisht 39.0 %.

Karakteristikat e turistëve shqiptarë jashtë vendit

I konsiderueshëm është edhe numri i shqiptarëve që kanë udhëtuar jashtë vendin në 5 vitet e fundit. INSTAT-i konstaton se në periudhën 2013-2017, 22.6 milion shtetas shqiptarë (rezidentë) kanë dalë jashtë vendit.

“Në periudhën 2013-2017 daljet e shtetasve shqiptarë janë rritur mesatarisht 7.2 %, ndërsa shpenzimet e shtetasve shqipatarë (rezidentë) jashtë vendit janë rritur mesatarisht 2.2 %”, vlerëson INSTAT-i.

Në këto udhëtime ata kanë shpenzuar 854.5 milionë lekë. Shpenzimet e rezidentëve për udhëtime personale zënë pjesën më të madhe mesatarisht 75.9 % dhe shpenzimet për udhëzime biznesi dhe profesionale 24.1 % të shpenzimeve gjithsej.

Rëndësia e turizmit në ekonomi

Instituti i Statistikave vlerëson se në periudhën 2013-2017, pesha specifike mesatare e shpenzimeve të turistëve të huaj (jo -rezidentë) në vendin tonë, ndaj totalit të PBB-së është 13.3 %, ndërsa pesha specifike mesatare e shpenzimeve të shtetasve shqiptarë jashtë vendit tonë ndaj totalit të PBB është mesatarish 11.2 %.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...