Gjermani/ Dëbimet e të huajve, shqiptarët kryesojnë listën

Saturday, 02 June 2018 08:31

Numri i emigrantëve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23966 gjithsej, ose më i vogël se një vit më parë, kur ai ishte 25375. Nga kjo shifër, shumica dërmuese e të huajve janë dëbuar përmes rrugës ajrore (21904 sish) ndërsa në rrugën tokësore janë dëbuar 2011 dhe në atë ujore, vetëm 51 të huaj.

Në pjesën më të madhe të dëbuar në nivel të Gjermanisë ka pasur nga Frankfurti (6756), nga Dyseldorfi (4845) dhe nga Munihu, 2421, shkruan oëb-online.de.

Ndërsa sa u përket vendeve në të cilat janë bërë më së shumti dëbime (përmes rrugës ajrore), listën e kryeson Shqipëria me 3429, e ndjekur nga Kosova (2721) dhe Serbia (2359).

Ndërkohë nga ana tjetër, numri i të huajve që kanë lëshuar Gjermaninë vullnetarisht për vitin 2017 ende nuk dihet saktësisht, transmeton albinfo.ch.  Por, gjatë vitit 2016, përmes programit të përbashkët të Qeverisë Federale  në bashkëveprim me landet, janë kthyer 54069 persona ndërsa këtij numri i duhen shtuar kthimet e mbështetura veç e veç nga landet.

Në landin e Bavarisë, gjatë vitit 2017 janë kthyer vullnetarisht  13101 persona, më së shumti prej tyre (1443) në Irak, pastaj 1275 në Ukrainë. Në periudhën nga fillimi i këtij viti (2018) e deri më 30 prill 2018 nga Bavaria kanë ikur vullnetarisht 4094 të huaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...