Tentuan të vidhnin dyqanin në Laç, dalin pamjet e grabitësve (VIDEO)

Hënë, 04 June 2018 11:19

Këto janë pamjet kur pesë persona të maskuar tentojnë të grabisin një dyqan. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Laçit më 1 Qershor në orën 03:00 të mëngjesit në lagjen nr.3 të qytetit pranë rrugës së tregut. 

Tvklan.al ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë kur autorët me maska në fytyrë ndaluan pranë dyqanit që synonin të grabisnin.

Ka qenë ora ekzaktësisht 02:53 minuta kur pesë grabitësit zbritën nga një automjet ngjyrë gri tip “Mercedes-Benz E-Class”. Me leva nëpër duar, ata tentuan të shqyenin derën kryesore të dyqanit që ndodhet në qendër të qytetit, vetëm 100 metra larg stacionit të policisë. Përpjekjet e tyre dështuan dhe u larguan rreth 10 minuta më vonë pasi nuk mundën dot të hynin në dyqan.

Pronari i biznesit ka thënë për tvklan.al se ngjarjen e ka denoncuar në polici dhe deri tani uniformat blu nuk i kanë dhënë asnjë përgjigje. Ai shprehet se policia nuk ka identifikuar asnjë prej autorëve që tentuan t’i grabisnin dyqanin, pavarësisht se targat e automjetit të tyre mund të verifikohen me lehtësi.

Të njëjtën natë, pra në orët e para të mëngjesit të 1 Qershorit, në Mamurras është grabitur një dyqan me bizhuteri, që dyshohet të jetë nga kryer nga të njëjtët persona.

Edhe pse biznesi i qytetarit në fjalë është 100 metra larg stacionit policor, ai ka shprehur shqetësim për faktin se asnjë patrullë policie nuk qarkullon në atë zone.

Modifikuar më Hënë, 04 June 2018 11:23

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...