VIDEO/ 'Salla e Teatrit të Operas 11 milionë euro, vjedhje e fshehtë por flagrante e Ramës'

Hënë, 01 June 2020 17:28

Salla e re e Teatrit të Operas dhe Baletit, vjedhje e fshehtë por flagrante e kryeministrit Edi Rama.

Kështu shprehet në një reagim të tijin në Facebook ish-kryeministri Sali Berisha.

Sipas tij, me 11 milionë euro, sa është edhe kostoja e paraqitur nga qeveria, mund të ndërtosh një teatër të ri nga fillimi.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit:

Salla e Operas 11 milione euro, vjedhje e fshehte por flagrante e Edvinit!

Miq, po afron dita e hapjes se salles se Theatrit te Operas prapa rikonstruksionit prej 11 milione eurosh te te ciles fshihet skandali me i madh ne fushen e rikonstruksioneve ne Shqiperi.

Prandaj dhe i tronditur dhe i kapur me presh ne dore Edvin po ben gjithçka qe te mashtroje apo maskoje sadopak kete vjedhje te neveritshme.

Keshtu ai dje pas dy paraqitjeve televizive nga vet ai te salles, hodhi nje video te saj me te cilen de fakto vetem faktoi vjedhjen qe ka bere.
Kjo sepse per rikonstruksionin e asaj salle te rikonstruktuar pak vite me pare me nje fond te qeverise austriake, Edvin Kristaq Hajduti ka abuzuar me vjedhe dhe shperdoruar nje fond prej 11 milion euro.

Nderkohe qe ne Shqiperi me 11 milion euro mund te ndertosh nje Theater modern te ri te Operas dhe Baletit nga guri i themelit tek Salla dhe çatia.
Vjedhje tinzare e fondit 11 milion euro per Operan!

Me fondin prej 11 milion euro te shperdoruar e vjedhur nga Edvin Hajduti dhe banda e tij i takon te jene shpenzuar 22000 € per ndenjese pasi salla gjithsej ka 500 te tilla. Shuma e shperdoruar eshte e barabarte me 250 kg flori 24 karat, te cilat do mjaftonin dhe tepronin ndofta gjysma per larjen me ar dhe prarimin e salles, ndenjseve, skenes prapaskenes, madje edhe WC ku Edvin Hajduti deklaron se kishte gjetur zhapinj dhe bretkoca.

I kapur me presh ne dore ne kete vjedhje klamoroze dhe per ta fshehur ate, Edvin Hajduti njelloj si krimineli, ka si magnet vendin e krimit brenda 10 diteve sallen ku ai kreu krimin e vjedhje tre here publikut.

Ju ftoj te ndiqni videon e tij e cila deshmon qarte se ku kane perfunduar 11 milion euro! sb

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...