Kosova: Shqipëria s’na ka pyetur sërish për Rrugën e Kombit

Hënë, 04 June 2018 13:35

Në fund të kësaj jave, Qeveria e Shqipërisë pritet të paraqesë formën e re të pagesës së taksës së kalimit në Rrugën e Kombit, e cila do të ketë lehtësi veçanërisht për banorët e zonës dhe për përdoruesit e shpeshtë të rrugës.

Ende nuk dihet se sa do të jetë pagesa pas protestës kuksiane në 31 mars. Autoritetet kosovare janë ende të shqetësuara për tarifën e lartë në këtë rrugë.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në një prononcim për Indeksonline ka thënë se për këtë çështje nuk ka pasur takime të caktuara por që është diskutuar shkurtimisht në Samitin e Sofjes. “Nuk mund të themi që për këtë çështje jemi takuar apo që kemi biseduar eksplicite, por në Samitin e Sofjes ku ishte prezent edhe ministri Gjiknuri e kemi biseduar njëherë në pak sekonda dhe i kam shfaqur mospajtimin tonë për çmimin fillestar që është vendosur nga shteti shqiptar për Rrugën e Kombit”, ka thënë Lekaj.

Sipas tij, këto tarifa janë më të lartat në Evropë dhe nuk përkojnë me gjendjen e ekonomike as të familjeve e as të biznese të të dy vendeve. “Për këto çështje jemi shprehur prej fillimi se do të duhej të konsultoheshim ndërmjet vete, sepse jemi përveçse fqinjë edhe vende me popullatë të njëjtë dhe rrjedhimisht me ndjenja të njëjta”, ka shtuar Lekaj.

I pari i Ministrisë së Infrastrukturës ka deklaruar se dy qeveritë duhet të angazhohen për të zhvilluar gjëra që bashkojnë dy vendet edhe më shumë, e jo gjëra që rrisin ndarjen. “Po presim që të shohim nëse ka ndryshim dhe sa është ai ndryshim për këtë tarifë rrugore”, ka përfunduar Lekaj.

Ndryshe në Rrugën e kombit prej disa javësh janë duke vazhduar punimet për të ndërtuar dhe zgjeruar zonën ku do të rinisë të paguhet taksa e kalimit.

Përveç sporteleve që ishin ndërtuar më parë dhe që u dëmtuan rëndë nga protesta e banorëve të Kukësit, koncesionari po zgjeron zonën e kalimit me pagesë, në mënyrë që brenda një kohe më të shkurtër të trajtohen më shumë mjete.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...