Mjerimi dhe vdekjet në miniera/ Minatorët rrethojnë nesër Kryeministrinë

Tuesday, 05 June 2018 10:41

Sindikatat pritet të zhvillojnë të mërkurën një nga protestat më të mëdha në mbrojtje të interesave të minatorëve. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, drejtuesit e sindikatave paralajmërojnë në mënyrë zyrtare se në tubim do të ketë bllokim të institucioneve, rrethim të kryeministrisë, si dhe përplasje me policinë deri në realizimin e kërkesave të tyre. Arsyeja e protestës është mosmiratimi nga qeveria i projektligjit për “Statusin e minatorit”, propozuar nga sindikata e minatorëve. Projekti parashikon ndryshimin e viteve për marrjen e statusit të punonjësve që kanë punuar në miniera, rritje të trajtimit financiar dhe kushte më të mira sociale për punëtorët e nëntokës.

Dy muaj më parë, një projektligj të ngjashëm dhe me më shumë efekte ndihmuese sociale për minatorët u hartua nga LSI dhe deputeti i Dibrës, Përparim Spahiu. Duke njohur problematikën e këtij sektori, Spahiu paraqiti një variant që rregullonte jo vetëm pagesat e punëtorëve të nëntokës, por edhe kushtet e punës në minierat vdekjeprurëse dhe statusin social të familjeve të minatorëve. Projekti u rrëzua nga Partia Socialiste në komisionet e Kuvendit. Vetë sindikatat e minatorëve, të kompleksuar nga ideja se do mbështesnin një parti politike, apo të mashtruar nga qeveria nuk e përkrahën publikisht këtë projekt edhe pse privatisht ishin tërësisht dakord. Drafti i LSI-së u rrëzua në Kuvend edhe për shkak se minatorët dhe një pjesë e sindikatave që drejtuesit i kanë anëtarë të forumeve të PS nuk e përkrahën.

Por sot minatorët ndodhen në një situatë edhe më të rëndë se më parë. Jo vetëm që sugjerimet e një partie politike, e vetmja që bëri një projekt të ri, nuk u morën parasysh, por edhe vetë drafti i tyre ligjor u rrëzua. Mazhoranca refuzoi të merrte në shqyrtim edhe dokumentin e hartuar nga sindikata e minatorëve duke argumentuar se barra financiare në buxhet është shumë e lartë. Praktikisht deputetët e mazhorancës në zonat ku ka aktivitet minerar janë tallur me këtë shtresë sociale. Statusi i minatorit ka qenë premtim i PS që në vitin 2013, por deri më sot nuk ka asnjë projekt që të zgjidhë problemet e minatorëve. Sektori minerar është ndër më fitimprurësit gjatë viteve të fundit, por fitimet kanë shkuar te kompanitë e pronarët e tyre dhe jo punëtorët. Në miniera vazhdojnë të humbasin jetën dhe të plagosen çdo javë minatorë që punojnë të keqpaguar dhe në kushte të papërshtatshme. Për shkak edhe të përçarjes së sindikatave e flirtimit të drejtuesve të tyre me qeveritë e radhës, minatorët ndodhën sot në gjendjen më kritike.

Minatorët thonë se ketë herë do të jenë ndryshe. Në protestën e ditës së mërkurë kanë deklaruar se nuk do të ketë kthim pas deri në detyrimin e qeverisë që të miratojë kushtet e tyre. Në takimin e zhvilluar dje mes kreut të Sindikatave të Pavarura, Kol Nikollaj,  kreu të Sindikatës Minatorëve, Tafë Koleci është hedhur ideja e bllokimit të institucioneve. Tubimi pritet të jetë i madh, pasi para kryeministrisë janë thirrur minatorët e gjithë vendit. Sektori minerar në gjithë vendin numëron mbi 7 mijë punonjës.  Duke u bazuar dhe në disa protesta të mëparshme minatorët pritet të tentojnë që të hyjnë me forcë në Kryeministri, nëse nuk realizohen kërkesat e tyre. Policia është përgatitur për të mos lejuar asnjë cenim të kryeministrisë.

Drejtuesit e sindikatave kanë deklaruar se nuk duan në protestë përfaqësues të opozitës e natyrisht të asnjë partie tjetër politike. Pavarësisht strategjisë së tyre, këtë herë minatorët premtojnë se nuk do të ikin nga sheshi pa detyruar qeverinë të dorëzohet përballë kërkesave të tyre.

Minatorët kur ia dalin të përballen me nëntokën dhe rreziqet që sjellë ajo, nuk e kanë problem përplasjen me qeverinë për të drejtat e tyre./Kohajone

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...