Kryeministri shkeli ligjin e arkivave duke shkatërruar arkivat vendorë

Tuesday, 05 June 2018 11:37
Në faksimile: Urdhri i kryeministrit dhe neni 22 i ligjit të arkivave i shkelur nga kryeministri Në faksimile: Urdhri i kryeministrit dhe neni 22 i ligjit të arkivave i shkelur nga kryeministri

Nga Kastriot Dervishi

Urdhri nr.27, datë 2.2.2018 i kryeministrit “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave”, ka hyrë në histori tashmë se i vuri kazmën arkivave vendorë. Nuk mjaftonin 1 mijë halle që kishin arkivat vendorë, por u desh edhe shqelmi i kryeministrit që t’i bëjë menjëherë 100 mijë ato.

Si në çdo akt administrativ, është kusht referimi ligjor, përndryshe urdhrat mund të jenë të paligjshëm ose të dëmshëm. Urdhri në fjalë, mbështetet në kushtetutë (e drejta e kryeministrit për të nxjerrë akte administrative), ligjin e nëpunësit civil (që as ka lidhje me strukturën), ligjin e Këshillit të Ministrave, por “çuditërisht” ky akt nuk referon ligjin bazë të arkivave. Ky ligj, parimisht ka përcaktuar strukturat e arkivave në Shqipëri dhe asnjë urdhër tjetër nuk mund t’i shkrijë apo zhvendosë këto struktura. Në nenin 22 të ligjit  9154, datë 6.11.2003 “Për arkivat” është vendosur se Shqipëria ka arkiva vendorë pranë çdo njësie administrative-territoriale (këtë rast kjo njësi është qarku). Përderisa vendi ka 12 qarqe, rrjedhimisht ka 12 arkiva vendorë. Kjo do të thotë se ekzistenca e këtyre arkivave të mbështetur në ligj as që vihet në diskutim, e për më tepër nuk mund të ndryshojë me urdhra administrative. Mirëpo, kryeministri, që po lë gjurmë të mëdha historike në degradimin më të madh të rrjetit shtetëror arkivor të vendit, na tregoi se as pyet për ligj, sepse është maliq. Kësisoj i ka pëlqyer të organizojë një rrumpallë në fushën e arkivave. Të 12 arkivat vendorë i shkriu për të krijuar një arkiv vendor për gjithë Shqipërinë. Për analogji, është njësoj si të shkrish gjithë bashkitë e vendit e të krijosh një bashki të madhe në Tiranë, me disa njësi rajonale të vogla në varësi. Kjo formë budallallëku është bërë në rastin e arkivave vendorë. Sipas urdhrit të Ramës, arkivat vendorë janë rrudhur nga 47 punonjës që kishin, në 31 të tillë. 12 arkivat vendorë janë shndërruar në një drejtori me këto sektorë (me karakter rajonal):

-Sektori Tiranë-Durrës (6 punonjës)

-Sektori Fier-Vlorë-Gjirokastër (6)

-Sektori Elbasan-Berat-Korçë (6)

-Sektori Shkodër-Lezhë-Dibër-Kukës (6)

-Sektori i përpunimit (6)

Përveçse çdo gjë tani ka mbaruar, përveç rrumpallës së parë që është krijuar nga zhvendosja e dokumenteve, do shkaktohet edhe një rrëmujë tjetër e pritshme, kur privati (me siguri injorant i klasit të parë se kur nuk ka shteti arkivistë, nuk mund të “prodhojë privati) i “zgjuar” nga hiçi tani. Meqë ky urdhër i kryeministrit është i paligjshëm, qatipët që po kryejnë operacionin e shqepjes dhe degradimit të arkivave, kanë bërë gati ndryshimet përkatëse në ligjin e arkivave, në mënyrë që të ligjërojnë ndër të tjera edhe shkeljen e urdhrit në fjalë.

Arkivat vendorë janë institucionet më të larta arkivore të çdo njësie administrativo-territoriale (qarku) që administrojnë dhe ruajnë dokumentet e trashëguara nga viti 1945 e vijim,  si dhe të institucioneve shtetërore vendore dhe të organeve të qeverisjes vendore, që veprojnë brenda qarkut. Arkivat vendorë administrojnë dokumentet e ish kooperativave bujqësore, ndërmarrjeve, komiteteve ekzekutive, komiteteve të PPSH-së, amzat e shkollave, bashkive, komunave, dosjet e kuadrit, etj. Moskujdesja e shtetit deri më sot, i ka kushtuar shtetit miliona euro dëme, sepse është e lidhur me çështje pronash, shtetëzimesh, shpronësimesh, etj. Këto arkiva u krijuan fillimisht në bazë të VKM nr.72, datë 14.03.1985 “Për krijimin e arkivave shtetërorë në rrethe” dhe pas miratimit të Kushtetutës iu përshtatën ndarjes së re të vendit, në qarqe, sipas VKM-së nr.683, datë 13.12.2001 "Për riorganizimin e rrjetit arkivor vendor”. Kjo gjë u sanksionua edhe në ligjin e arkivave të vitit 2003. Arkivat vendorë, nga viti 1985 nuk kanë pasur as ndihmën e as vëmendjen e duhur nga shteti. Gjithnjë kanë pasur mungesë personeli, infrastrukture, si dhe asnjë nuk ka laboratorë. Në rastin e shkrirjes së 26 arkivave në 10, nga zhvendosja e krijuar u krijuan problematika të cilat ende nuk janë zgjidhur as sot.

E vetmja zgjidhje për arkivat vendorë është vetëm fuqizimi i çdo arkivi të qarkut, me infrastrukturë e personel së paku 30 punonjës për çdo arkiv. Të gjitha rrugët e tjera nuk janë veçse eksperimente me destinuara të dështojnë me turpin më të madh në histori. E nesërmja nuk do na tregojë tjetër gjë veçse humbje katastrofale dosjesh.

“Argumenti” i dhënë deri më sot nga qatipët avokatë të privatit, që janë gati të shesin çdo gjë për para, se shteti nuk ka mundësi të investojë është i pavend dhe qesharak. Shteti ka detyrimin ligjor të mbrojë arkivat. Shteti mban një administratë në shumë raste të kotë. Vetëm aparati i Kryeministrisë ka kaluar 800 e a punonjës. Pra frikë fare, 700 prej tyre nuk janë veçse parazitë e agjitatorë. Kryeministria është aparat koordinues dhe jo administratë e mirëfilltë, e si e tillë nuk mund të përligjë atë personel aq të madh. /55news.al/

Modifikuar më Tuesday, 05 June 2018 11:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...