Kostot e prodhimit u rritën me 1% në 3-mujor prej shpenzimeve më të larta në nxjerrjen e naftës

Tuesday, 05 June 2018 12:33

Shpenzimet për nxjerrjen e naftës u rritën me 8% në 3-mujorin e parë të 2018, duke nxitur kështu rritjen vjetore me 1% të indeksit të Çmimit të Prodhimit, teksa kostot e prodhimit shihet të kenë rënë në industrinë e përpunimit dhe prodhimit të produkteve metalike.

Sipas INSTAT, rritjen më të madhe e kanë shënuar çmimet e prodhimit në seksionin “Industri nxjerrëse” me 4,5%. Brenda kësaj industrie vihet re rritja e çmimeve të prodhimit të produkteve në nxjerrjen e naftës bruto dhe gazit natyror me 8,0%.
Në tremujorin e parë 2018, çmimet e prodhimit në aktivitetet e “Industrisë përpunuese” kanë shënuar ulje me 0,5%, krahasuar me tremujorin e parë 2017.
Ndikimin kryesor në këtë ulje e kanë dhënë çmimet e prodhimit të produkteve në aktivitetin e “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 1,8%, “Prodhimi i produkteve metalike të fabrikuar, përveç makinerive dhe pajisjeve” me 1,2% dhe “Metalurgjia” me 0,4%. Indeksi i çmimeve të prodhimit për produktet vendase arriti 101,0, duke u rritur me 0,7%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2017.
Indeksi i çmimeve të eksportit arriti 107,3, duke u rritur me 1,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
Ndryshimi tremujor i indeksit të çmimeve të prodhimit indeksi i çmimeve të prodhimit, në tremujorin e parë 2018, shënoi rritje me 0,5%, krahasuar me tremujorin e katërt 2017.
Çmimet e prodhimit, në seksionin “Industri Nxjerrëse” shënuan rritje me 2,6%, krahasuar me tremujorin e katërt 2017. Çmimet e prodhimit në aktivitetin “Nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror” janë rritur me 4,7%.
Çmimet e prodhimit në seksionin “Industri përpunuese” ka shënuar ulje me 0,8%, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Ndikimin kryesor në këtë ulje e kanë dhënë çmimet e prodhimit të produkteve në aktivitetin e “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 0,5%, “Prodhimi i produkteve minerale jo-metalike” me 1,2% dhe “Metalurgjia” me 2,9%.
Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2017, indeksi i çmimeve të prodhimit për produktet vendase ka shënuar rritje me 0,8%. Në këtë rritje, ndikim kryesor ka dhënë rritja e çmimeve të prodhimit të produkteve në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 1,3% dhe “Industri Nxjerrëse” me 2,8%. Çmimet e prodhimit të produkteve për eksport kanë shënuar ulje me 0,2%, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Ndikimin kryesor në këtë ulje e kanë dhënë çmimet e prodhimit të produkteve në seksionin “Industri Përpunuese” me 1,2%.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...