Me Ramën bujqësia bëri hapa prapa

Tuesday, 05 June 2018 14:46

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama lidhur me praktikën që po përdor për zhvillimin e bujqësisë. Në studion e Report Tv, Panariti e cilësoi një hap shumë të madh pas shkrirjen e Drejtorive të Bujqësisë, duke shtuar se sistemi duhet rindërtuar.

“Duhet të jemi konkurrues në fruta e perime. Duhet të fuqizohet roli i drejtorive të bujqësisë, të cilat tani nuk ekzistojnë, janë bashkuar. Për mua ky ka qenë një hap shumë i madh prapa. Ky sistem duhet rindërtuar për fat të keq”, tha ai.

Teksa sot shënon Dita Ndërkombëtare e Mjedisit, ish-ministri deklaroi se një pjesë e madhe e sëmundjeve kanë prejardhjen pikërisht nga ndotja e mjedisit, teksa tha se duhen masa dhe nisma ligjore mbështetur dhe nga BE. “Një pjesë e madhe e sëmundjeve kanë prejardhjen nga mjedisi, nga ndotja e mjedisit. Për këtë, duhen masa, duhen nisma ligjore mbështetur dhe nga BE. Duhet një sistem i qëndrueshëm i menaxhimit të mbetjeve”.

Duke folur sërish për bujqësinë, ish-ministri tha se problemi më i madh i këtij sektori nuk është thjesht të prodhosh, por tregu. “Problemi më i madh i bujqësisë nuk është thjeshtë të prodhosh. Tani kemi dhe bashkimin e fermerëve, po dalim nga ato që unë i quaja fermat e mbijetesës. Ky bashkim ul kostot, por problemi kryesor i bujqësisë është tregu. Nëse prodhimet nuk kalojnë me shpejtësi në treg, ata prishen. Ky sistem do bëjë të mundur që ta lidhë prodhimin me tregun”, vijoi Panariti.

“Sektori i bujqësisë është sektor me risk dhe bankat janë gjithmonë skeptike për t’u futur në këto sektorë. Qeveria në mënyrë proaktive duhet që një pjesë të fondeve t’i përdorë për të zbutur interesat e kredive. Marrja e kredisë e bën fermerin ta ketë paranë në dorë që në fillim të aktivitetit. Kjo do të fuste në qarkullim një sasi shumë të madhe parash.

Arritja më e madhe e jona ka qenë se ne zgjodhëm një model që e stimuloi shumë bujqësinë. Për herë të parë, eksportet kapërcyen importet. Nderi më i madh që mund t’i bësh fermerit është t’i blesh prodhimin. Unë e mora bujqësinë në vitin 2013 dhe në vitin 2016 kishim më shumë se 100 pika grumbullimi.

Unë jam krenar për arritjen që bujqësia pati në vitin 2017, ku u reduktua bilanci negativ. Duhet të jemi konkurrues në fruta e perime. Duhet të fuqizohet roli i drejtorive të bujqësisë, të cilat tani nuk ekzistojnë, janë bashkuar. Për mua ky ka qenë një hap shumë i madh prapa. Ky sistem duhet rindërtuar për fat të keq”, tha ndër të tjera Panariti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...