Ish-ministri:Shqipëria po falimenton, rrezikon të dalë në ankand ndërkombëtar

E Enjte, 30 July 2020 11:50

 

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panarit, nëpërmjet një shënimi në faqen e tij në FB, ka ngritur alarmin se Shqipëria po shkon drejt humnerës së falimentimit, duke përsëritur skenarin e Greqisë, e cila shpëtoi vetëm falë ndërhyrjes së madhe të Bashkimit Europian dhe veçanërisht Gjermanisë.

“Kolaps financiar dhe rrënim i garantuar!

As amnistimi i parasë së zezë nuk na shpëton!

Vendi rrezikon daljen në ankand ndërkombëtar për të gjetur një blerës borxhi. Borxhi publik i Shqipërisë rreth 10 miliard euro ose mbi 80 % e prodhimit të përgjithshëm bruto. Këtu nuk futen borxhet e fshehura!

 

Vëllai i vogël Kosova e ka borxhin 1.2 miliard, pra dhjetë herë më pak.

Maqedonia e Veriut 5 miliard, pra dy herë më pak. Por edhe 10 miliard nuk është shifra përfundimtare, sepse ajo nuk pasqyron borxhet e fshehura të pa kontabilizuara të tipit PPP.

Së shpejti nuk do të jemi në gjendje të paguajmë as interesat dhe jo më principalin. Dhe atëherë flluska do të plasë, sepse është bombë me sahat dhe kur të hapet shishja e shejtanit për bilancet reale, të mos habitemi kur ta shohim borxhin tonë sa i gjithë prodhimi bruto.

Kjo i ndodhi Greqisë, kur u hapën kartat..

Çdo të thotë kjo?

Kjo do të thotë që kreditorët do të na hidhen në grykë. Vendi kapitullon dhe del në ankand ndërkombëtar. Kjo do të thotë kolaps financiar dhe kapitullim ekonomik.

Kush do ta nënshkruajë kapitullimin?

Kush do ta firmosë shitjen e vendit?"

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...