×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Protesta pa kthim në mbarë vendin për rrëzimin e Ramës

Hënë, 09 Prill 2018 16:57

Situata dramaike që ka mbërthyer vendin prej keqqeverisjes dhe oligarkëve në pushtet ka detyruar shqiptarët të ngrihen në protesta. Qyetarët shqiptar ndihen të ndrydhur e të goditur ashpër nga narko-shteti i Edi Ramës, që i ka lënë si alternativë vetëm largimin nga vendi dhe drogën, ndaj paralajmërojnë reagime të vazhdueshme e të shtrira në mbarë vendin

Situata dramaike që ka mbërthyer vendin prej keqqeverisjes dhe oligarkëve në pushtet ka detyruar shqiptarët të ngrihen në protesta. Prej javësh opozita së bashku me qytetarët janë bërë bashkë, ndërsa kanë paralajëmruar se nuk do të heqin dorë prej protestave, derisa Qeveria të reflektoj ose të largohet. Ashtu sikundër edhe në protestat e mëparshme, edhe në protestën e sotme, pritet një numëri i lartë shqiptarësh që do t’i bashkohen thirrjes së Bashës për reagim. Bizneset, artistët, por mbi të gjitha qytetarët në mbarë vendin kërkojnë që oligarkët në pushtet të mos luajnë më me fatet e tyre dhe t’i detyrojnë të marrin arratinë prej vendit të tyre. Shqiptarët sot jetojnë në varfëri ekstreme, duke mios pasur as kushtet më minimale për t’i ofruar fmailjeve të tyre. Sot, shqiptarëve iu ka ardhur në majë të hundës me një qeveri të dështuar, e cila në katër vite tregoi veçse paaftësinë për t’i përmirësuar kushtet e tyre të jetesës, sepse i bëri peshqesh varfërinë, së bashku me drogën, e cila ka lyer rrugët e vendit me gjak. Qyetarët shqiptar ndihen të ndrydhur e të goditur ashpër nga narko-shteti i Edi Ramës, që i ka lënë si alternativë vetëm largimin nga vendi dhe drogën. Por,kjo gjendje nuk do të pranohet më.Pas takimti që patën me kreun e Opozitës, Lulzim Basha, përfaqësuesit e biznesit të vogël ishin të një mendimi se kjo është koha më e vështirë për biznesin e vogël dhe të mesëm në 27 vjet dhe se e vetmja mënyrë për ta ndalur është protesta pa ndalim deri në largimin e qeverisë Rama. Përfaqësuesit e biznesit u bënë thirrje bizneseve të tjera të ulin qepenët ditën e sotme nga ora 11.00-12.00 dhe të protestojnë për t’i dhënë fund krizës “Rama”, duke përmendur në planet e tyre edhe grevën e urisë. Si deklaroi vetë Basha pas takimit me aleatët parlamentar ditën e premte, opozita i rikthehet protestave pas festës së pashkëve ortodokse. Kreu i opozitës gjatë takimit me përfaqësues të biznesit të vogël dhe të mesëm në vend, deklaroi  mbështetjen për protestën e ditës së sotme të paralajmëruar nga bizneset e vogla se do të ulin qepenat prej orës 11:00 deri në 12:00.

Modifikuar më Hënë, 09 Prill 2018 17:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...