×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

U mor peng në Tiranë, 37-vjeçari rrëfen torturat: Më çuan në pyll, si arrita t’ia mbath

Hënë, 09 Prill 2018 17:35

Policia ka zbardhur dinamikën e rrëmbimit dhe keqtrajtimit të 37-vjecarit Johan Pema, me origjinë nga Berati më 3 prill të 2018 në kryeqytet. Ekspertët që po punojnë me çështjen besojnë se krimi është kryer nga vrasës me pagesë, të cilit kishin në plan eliminimin fizik të Pemës. Vetë Pema, pas dëshmisë së dhënë në polici ka rrëfyer se kishte disa ditë që kishte vënë re se dikush ndiqte gjithë lëvizjet e tij. Duke mos qenë i sigurt për rrezikun që i kanosej ai nuk i ka dhënë rëndësinë e duhur. Si pasojë, mbrëmjen e 3 prillit teksa po mbyllte derën e palestrës ku punonte një person i afrohet dhe i tërheq vëmendjen, ndërsa dy të tjerë i afrohen nga pas dhe nën kërcënimin e armëve e detyrojnë që të futet në një makinë.

Më pas fillojnë ta keqtrajtojnë në mënyrë barbare duke i thënë se kishin marrë porosi nga Anglia që ta ekzekutonin. Ata e çojnë jashtë Tiranë, në një pyll pranë fshatit Prush dhe ndërsa njëri prej autorëve tenton ta tërheq zvarrë jashtë makinës, Johani gjen forcën për ta qëlluar me grusht dhe t’i shpëtojë nga duart duke vrapuar në errësirë nëpër pyll.

Duket se reagimi i beftë i 37-vjecarit i ka gjetur të papërgatitur autorët, të cilët e kanë ndjekur nga pas duke e qëlluar me armë por falë dendësisë së pyllit dhe errësirës ata e kanë humbur. Pas kësaj Johani kërkon ndihmë në një shtëpi nga ku edhe i telefonojnë policisë.

Hetimi
Nga provat e mbledhura në vendngjarje por edhe nga dëshmitë e marra është arritur në konkluzionin se ngjarja ka lidhje me një konflikt të hershem të Johanit që kishte lindur 7 vite më parë në qytezën Hastinings, në jug të Anglisë ku ai jetonte si emigrant.

Edhe data e rrëmbimit nuk ishte e rastësishme. Ajo ishte paracaktuar nga personat porositës dhe lidhet pikërisht me datën 3 prill të 2011 kur Johani aksidentohet, ndërsa ishte duke ngarë një makinë përtej normave të lejuara të shpejtësisë. Aksidenti rezultoi fatal për shokun e tij, 19-vjecarin Enerik Rrukaj nga Shkodra me të cilin po udhëtonte. Johani u dënua me 2 vite burg për drejtim të papërgjegjshëm dhe shkelje të rënda të kodit rrugor. Por duket se familja e të riut shkodran nuk e kapërdiu dot vdekjen djalit të saj. Ata filluan ta kërcënonin Pemën me jetë duke i kujtuar Kanunin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...