“Save the children” rrëzon fasadën e Ramës dhe Veliajt

Tuesday, 05 June 2018 22:06

Pak muaj më parë, lideri ynë “global”, kryeministri Edi Rama iu përvesh emisionit investigativ italian, “Le Iene”, e cila prezantoi për publikun e saj realitetin e hidhur të fëmijëve që mbledhin kromin në malet e Bulqizës.

Rama e quajti emisionin “kazan mediatik”, duke i atashuar shprehjen e tij të preferuar për median shqiptare. Por, pas një kundër-përgjigje të gazetares italiane që kishte realizuar filmimet, lideri “global” u struk dhe tentoi që të fashiste sa më shumë zhurmën që në vendin e tij fëmijët e vegjël janë të detyruar të bëjnë punë të rënda për të mbijetuar.

Por, “Save the children” i ka risjellë në vëmendje shqiptarëve dhe vetë kryeministrit se të drejtat e fëmijëve në Shqipëri janë në vlerat më të ulta në rajon. Sipas raportit vjetor të kësaj organizate, publikuar më 1 Qershor, në “Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve”, vendi ynë ka renditjen më të ulët krahasuar me vendet e rajonit: Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 39, Serbia në vendin e 46, Mali i Zi në vendin 53, Maqedonia në vendin e 66 dhe Shqipëria në vendin 77.

Organizata botërore për të drejtat e fëmijëve raporton, ndër të tjera, se rreth 5.1 për qind e tyre janë përfshirë në punë të rënda. Në këtë indikator, i cili në raport është një e dhënë thjeshtë statistikore natyrisht përfshihen edhe rastet flagrante që media shqiptare, italiane apo të vendeve të tjera, kanë raportuar për gjendjen e fëmijëve në Shqipëri.

Krahas të dhënave të publikuara nga emisioni investigativ “Le Iene” për fëmijët e Bulqizës, një tjetër rast, shumë më flagrant, me pasojë humbjen e jetës së një 17-vjeçari, u regjistrua në Tiranë, në vitin 2016.

Ardit Gjoklaj kishte vendosur të punonte gjatë verës në vend-grumbullimin e mbeturinave të Sharrës, me shpresën që të siguronte disa të ardhura për të blerë librat e vitit të ardhshëm shkollor.

Ai ishte pjesë e një familjeje të varfër, e megjithatë synonte që të siguronte arsimin e duhur për të ecur në jetë. Mundësitë e punësimit në Shqipëri nuk janë të shumta. Arditi dëgjoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, se në landfillin e Sharrës kishte kushte optimale pune dhe çdo punonjës ishte i regjistruar.

I joshur nga deklaratat pompoze të kryebashkiakut Veliaj, 17-vjeçari Ardit Gjoklaj nis punën në landfill. Pa marrë ende rrogën e parë, jeta e tij ndërpritet tragjikisht nga goditja prej një mjeti të rëndë, në mesnatën e 7 gushtit 2017. Nga hetimet e mëtejshme, rezultoi që kompania nënkontraktore e Bashkisë së tiranë, “3R” e administruar nga një eksponent i Partisë Socialiste në pushtet, nuk e kishte regjistruar si punonjës të saj Ardit Gjoklajn. Për më tepër, atij nuk i ishte krijuar asnjë kusht për sigurinë e jetës.

Ngjarja tragjike u mundua të fashitej nga “Lali Eri”, njëlloj si shefi i tij i madh, Edi Rama, u mundua të fashiste efektet e pamjeve rrënqethëse të transmetuara nga emisioni italian me fëmijët e Bulqizës.

Por, përtej propagandës dhe servilizmit të pjesës më të madhe të medias shqiptare ndaj kryeministrit dhe kryebashkiakut të Tiranës, raporti më i fundit i “Save the Children” është dëshmi e qartë e realitetit shqiptar.

Për fat të keq, brezi i ri i vendit tonë sheh se si e ardhmja e tij është e zymtë, madje shumë më keq sesa e bashkëmoshatarëve të tyre edhe në vende të afërta me ne, si gjeografikisht, ashtu edhe për nga zhvillimi ekonomik.Boldnews

Modifikuar më Tuesday, 05 June 2018 22:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...