(Video) Ramës nuk i pëlqeu surpriza, polici kur gjen protestuesit: O kapooo...

Tuesday, 05 June 2018 20:42

Pak minuta pasi droni me banderolë u shfaq mbi podiumin ku qëndronte kryeministri Edi Rama në Orikum, policia e Vlorës ka shoqëruar tre të rinjtë që kryen aksionin.

Partia Demokratike ka siguruar foto dhe video nga shoqërimi i tre të rinjve të FRPD në polici. Në video shfaqet një efektiv policie që qëndron pranë të rinjve që kanë ngritur dronin.

Ai dëgjohet teksa bën një bisedë në telefon dhe me sa duket flet me shefin duke i raportuar. “O kapo, këtu direkt në krah të kësaj, janë nja 3-4 veta as 3-400 metra”, dëgjohet polici.

Më pas të rinjtë janë shoqëruar dhe pas verifikimeve ata janë lënë të lirë, bëri të ditur PD. Emrat e të shoqëruarve janë Zekri Picari, Klaus Shaqiri, Fatjon Bathorja.

Ata ngritën një dron me një banderolë gjatë kohës që kryeministri Rama hapte sezonin turistik në Orikum, ku shkruhej: “Mjaft i zgjodhi mafia dhe droga deputetët dhe ministrat. Të zgjedhë ndonjë dhe Populli”.

FRPD-vlore-2.jpegFRPD-vlore-1.jpeg

Modifikuar më Tuesday, 05 June 2018 20:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...