Transportonin klandestinë nga Pakistani dhe Siria, 4 të arrestuar

E mërkurë, 06 June 2018 09:52

Nga shërbimet e Grupit Operacional të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër në bashkëpunim me Specialistët kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të klandestinëve nga vendet e treta, të cilët hyjnë në territorin shqiptar në mënyre të paligjshme nëpërmjet kufirit jeshil me Greqinë, u bë arrestimi në flagrancë i Rasim Koxha, 48 vjeç, banues në Durrës, drejtues i automjetit tip Toyota me targa   AA 108 MI, Riza Hysa, 57 vjeç, banues në Burrel, drejtues i automjetit tip Audi, me targa AA 171 GK, Besim Hysa, 34 vjeç, banues në Tiranë, drejtues I automjetit tip Mercedes-Benc, me targa AA 542 HB, Gëzim Zeka, 29 vjeç, banues në Krujë, drejtues i automjetit tip Volswagen, me targa AA 737 MM.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u kapën në flagrancë nga shërbimi i Grupit Operacional të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, në rrugën dytësore në afërsi të aksit rrugor Jorgucat-Kakavijë duke transportuar me automjetet e tyre shtatëmbëdhjetë shtetas të huaj nga vendet e treta. Konkretisht gjashtëmbëdhjetë nga Pakistani dhe një nga Siria.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i katër automjeteve dhe katër telefona celular.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit e kryer në bashkëpunim".

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...