Horoskopi mujor i karrierës dhe biznesit

E mërkurë, 06 June 2018 10:11

Dashi

Ju do të merrni rezultatet e dëshiruara në karrierë / biznes, pas shumë përpjekjesh, në gjysmën e parë të muajit. Megjithëse do të ketë pengesa të vogla, sidomos në përpjekjen tuaj për të fituar kontroll, do të filloni të shihni rezultate nga mesi i muajit. Fitimet mund të rriten, për shkak të marrëdhënieve tuaja të punës me qeverinë/organizatat qeveritare. Kjo do të jetë një periudhë e mirë për të realizuar detyrat që lidhen me sektorin publik. Teknologjia do t’ju ndihmojë të rriteni në vendin e punës.
Demi
Puna duket të jetë në vështirësi, që nga fillimi i muajit. Ju duhet të përpiqeni shumë për të arritur qëllimet tuaja. Përpjekjet në biznes do të favorizohen vetëm në mes të muajit. Për pjesën tjetër të kohës, do të duhet të punoni shumë për të marrë rezultatet e dëshiruara. Në karrierë do të mund të merrni një promovim, rritje apo mirënjohje.
Binjakët
Duket një gjysëm muaji i mirë, ndërsa në pjesën tjetër të muajit do të ulen ritmet. Duhet të planifikoni dhe të përgatiteni mirë për punën tuaj. Përqendrohuni në balancimin dhe mbarëvajtjen e situatave, kur gjërat do të jenë në favorin tuaj. Mund të ketë pengesa më vonë. Në përgjithësi, fusha si arti, mjekësia, edukimi, tregtia do të favorizohen.
Gaforrja
Planetet do ju mbështesin, në këtë fillim muaji. Ju do të mund të arrini progres dhe fitime në tregti, biznes dhe karrierë. Ata që merren me biznes mund të shpresojnë të lënë një shenjë në fushat e tyre përkatëse. Megjithatë, disa pengesa janë parashikuar në gjysmën e dytë të muajit. Sidoqoftë, aktiviteti juaj mbetet i lartë, gjë që do t’ju ndihmojë.
Luani
Karriera dhe biznesi do të arrijnë lartësi të reja në gjysmën e parë të muajit. Fushat e menaxhimit, tregtisë, etj. Do të kenë mundësi për rritje. Nëse punoni vazhdimisht, rezultatet e dëshiruara do të merren. Rreth datave 18 ose 19, mund të shpresoni t’i jepni formë planeve tuaja afatgjata.
Virgjëresha
Suksesi do ju ndrisë këtë muaj në vendin e punës. Performanca juaj do të jetë mjaft e mirë në krahasim më javët e fundit. Ju gjithashtu do të jeni në gjendje të realizoni disa nga planet afatgjata. Sidoqoftë, aktiviteti i madh në javën e tretë dhe të katërt të muajit mund të t’ju lënë pa frymë. Situatat konkurruese mund t’ju çojnë në ankth. Ruhuni nga rivalët.
Pershorja
Fushat si shitja, marketingu, ndërtimi etj. do të favorizohen nga yjet. Ju do të keni mundësi për sukses në vendin e punës. Partneritetet e biznesit do të jenë mjaft të mira dhe ju do të përfitoni nga këto partneritete. Ju do të arrini më të mirën në pjesën e parë të muajit, por mos mos kini besim të tepruar, duhet të qëndroni me këmbë në tokë.
Akrepi
Ju do ta filloni muajin me një lajm të mirë në lidhje me punën. Ju do të merrni rezultatet e dëshiruara në këtë periudhë. Megjithatë, rezultatet e përgjithshme do të jenë të përziera dhe suksesi i biznesit mund të marrë kohën e tij për t’u manifestuar. Konkurrenca do të mbeten aktive, por gjithsesi do të jetë sfiduese.
Shigjetari
Ju do të merrni rezultatet e dëshiruara në karrierë / biznes, duke kërkuar goxha përpjekje nga ana juaj. Fitimet mund të rriten, për shkak të marrëdhënieve tuaja të punës me qeverinë / organizatat qeveritare. Ju gjithashtu mund të merrni lajme të mira.
Bricjapi
Një promovim ose rritje mund të ofrohet për ju këtë muaj. Ju gjithashtu mund të planifikoni të zgjeroni profilin tuaj të karrierës. Njerëzit në pozita të larta do të jenë të dobishëm për ju. Edhe biznesi mund të përfitojë nga vendosmëria juaj.
Ujori
Ju do të merrni suksesin e dëshiruar në karrierën / biznesin tuaj, me kusht që të punoni shumë, këtë muaj. Fushat konkurruese dhe provimet janë gjithashtu të favorizuara. Ju do të merrni rezultate të mira. Përfitimet mund të rriten, për shkak të aftësive tuaja të rrjetëzimit. Një zyrtar i lartë mund të jetë i kënaqur me sjelljen dhe talentin tuaj. Shtimi i përgjegjësive ka mundësi të ndodhë, veçanërisht nëse jeni në politikë ose në role drejtuese. Fillimi i një pune në një organizatë të mirë do të jetë e mundur, ose mund të zgjeroni biznesin tuaj.
Peshqit
Ju do të duhet të punoni shumë për të marrë rezultatet e dëshiruara në vendin e punës në muajin Qershor. Ky muaj do të jetë një mundësi për një punë të re. Por, mund të ketë pengesa të vogla në rrugën tuaj drejt suksesit në situata konkurruese apo edhe në intervista. Ju duhet të jeni të sigurtë dhe të duruar në qëndrimin tuaj. Nga Anerola Torollari/Burimi: pavitrajyotish

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...