×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Banorët në mes të katër rrugëve, Bashkia kujtohet vetëm kur shkojnë mediat

E mërkurë, 06 June 2018 22:22

Të gjendur ngushtë ky komunitet i është drejtuar Fiks Fare, pasi ndjehen te frikësuar për vitet në vijim për të mos pasur një strehë për familjet e tyre.

“Na është thënë se duhet të largohemi nga shtëpitë tona, pasi kjo godinë do të kthehet në shkollë. Për këtë gjë ne duhet të gjejmë vetë shtëpi me qira brenda qytetit të Shijakut dhe të lidhim kontratë me qiradhënësin” shprehen banorët. Atyre u është kërkuar të lënë godinën dhe të kërkojnë shtëpi me qira, pagesën e të cilave e merr përsipër Bashkia Shijak nga politikat e saja sociale. Ajo që është e vështirë për këta banorë është se në qytetin e Shijakut është tepër e vështirë të gjejnë shtëpi me kontrate, pasi kushdo që ka një ambient të tillë nuk do të ketë marrëdhënie kontraktuale me qiramarrësin. “Jemi në hall të madh pasi afati është lënë për disa javë të lirojmë shtëpitë, por nuk kemi ku të shkojmë” pohojnë njëzëri banorët.

Për këtë arsye gazetarët e Fiksit iu drejtuan Bashkisë Shijak, nënkryetarja siguroi se kjo bashki do të gjejë zgjidhjen për këta banorë e më pas do procedohet me investimin e planifikuar.

Modifikuar më E mërkurë, 06 June 2018 22:23
Login to post comments