E fundit/ U tha se nuk ka më parcela me kanabis, zbulohet e radhës

E mërkurë, 06 June 2018 21:57

Në vijim të luftës kundër drogës, policia e shtetit ka zbuluar një parcelë me bimë narkotike në Pukë mbrëmjen e sotme.

Burime nga policia bëjnë me dije se në parcelë u asgjësuan bimë të sapo mbjella. Ende nuk dihet sasia e lëndës së asgjësuar.

Kanabisi ishte mbjellë në masivin pyjor të Tërbunit tek Livazhdet e Hamzit. Ndërkohë po kërkohen autorët e dyshuar për mbjelljen e parcelës.

Pak ditë më parë policia nëpërmjet Drejtorit të Rendit Gjovalin Loka nxitoi të deklaronte se nga monitorimi ajror nuk u evidentua ndonjë parcelë me kanabis.

Login to post comments