×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Prokurori që "arrestoi" Zaganin kthehet në Tiranë nga Arta Marku

E mërkurë, 06 June 2018 21:46

Prokurori Anton Martini pa mbushur ende 6 muaj nga trannsferimi ne shkoder eshte rikthyer perseri ne prokurorine e krimeve te renda. E perkohshmja Arta Marku vendos te shperbleje nje nga miqte e saj me te afert. Anton Martini eshte prokurori qe urdheroi arrestimin e Dritan Zaganit, i cili ishte i vetmi qe pati guximit te thote te verteten se cfare po ndodhte me trafikun e kanabisit ne shqiperi gjate kohes qe ministria e brendshme drejtohej nga Saimir Tahiri.

 Zagani ishte i vetmi qe mori guximit te permende emra dhe targen e mjetit qe perdorej per te mbuluar trafikun Audi i famshem me targe AA003GB ne pronesi te Tahirit. Po deshmite dhe provat e paraqitura nga ai nuk mjaftuan dhe Anton Martini vendos ta burgose dhe me pas Zagani u detyrua te kerkoje azil ne Zvicer. Nje tjeter dosje te cilin Anton Martini pritet ta gjeje ne prokurorine e krimeve te renda eshte ajo e hetimin te nisur per kryebashkiakun e Durresit Vangjush Dako. Me shume se 6 muaj e pati nen hetim Martini, qytetarin e pare te Durresit i cili del ne pergjime se ka folur me persona me precendet kriminal dhe ka blere vota gjate zgjedhjeve te 2017. Shpresojme qe i besuari i Markut te mos marre ne dore situaten dhe ti jape drejtim vetem sic di ai.

Modifikuar më E Enjte, 07 June 2018 00:42
Login to post comments