“Fakte tronditëse”, Vasili: Ekzaltimet servile për SPAK nuk i duhen kujt, ‘kremtimet’ si për Arta Markun, po rezultatet?

Premte, 20 December 2019 09:45

Reagimet per ngritjen dhe nisjen e punes nga Prokuroria e Posacme kundra Korrupsionit dhe krimit te organizuar, nenkryetari i LSI Petrit Vasili i quaj “ekzaltime gati gati folklorike” madje “nje tepri artificiale, e cila i duhet kursyer shqiptareve”.

Ne nje postim ne rrjetet sociale, Vasili shkruan:

SPAK,”kremtimet” si per Arta Markun,po rezultatet??

Them u duhen kursyer shqiptareve, pasi festa te tilla hipokrite dhe zhurmemedha shqiptaret kane pare mjaft ne keto vite, nderkohe qe rezultatet jane thelluar te jene shume e me shume negative.

Ekzaltim qesharak kombetar e nderkombetar pame te hidhej pa kursim kur u zgjodh klonimi antikushtetues i Arta Markut si Prokurore e Pergjithshme e Perkohshme.

Ekzaltim kur u zgjodh KLP dhe KLGJ me kandidate te kontestuar edhe nga vete ONM e nderkombetareve duartrokites per integritetin e ulet dhe te papajtueshem me ligjin dhe me institucionet e reja qe do krijohen.

Ekzaltim sot per SPAK te ngritur ne thyerje te Kushtetutes me 2 vjet e ca vonese dhe pa numrin kushtetues me 10 anetare.

Po si mundet te pranohet ekzaltimi per nje institucion si SPAK, qe lind me shkelje kushtetuese e ligjore per te cilat s’ka as fajtore dhe as te ndeshkuar.

Rezultatet jane prova ku derrmohen ekzaltimet artificiale.

Ekzaltimi dhe duartrokitja e zgjedhjes antikushtetuese e te turpshme te Arta Markut me 69 vota dhe qendrimi i saj per plot dy vite i siguroi paprekshmeri absolute maxhorances,por Shqiperise i kushtoi shume rende sepse Shqiperia eshte sot e treta ne bote per korrupsionin, qe mori revan prej pandeshkueshmerise absolute te qeverise dhe korrupsionit te saj te evidentuar shume fort ne te gjitha raportet nderkombetare,te cilat vetem prokuroria me Arta Markun nuk i lexonin.

Kapja e drejtesise dhe puçi i Gjykates Kushtetuese per rrembimin e anetarit te saj duke i rrembyer kompetencen e emerimit edhe Presidentit si dhe degradimi i zgjedhjes se anetareve te Kushtetueses ne nje emerim te detyruar per shkak te skualifikimit te orkestruar te shume kandidateve per te mbetur aq kandidate sa ishin vendet vakante jane fakte tronditese.

Sot askujt nuk i duhen ekzaltimet dizastroze alla Arta Marku, qe çuan Shqiperine te treten ne bote per korrupsion,qe lejuan vjedhjen e Teatrit Kombetar,kskandalin e Unazes se Re ku korrupsioni arriti gjer ne Amerike e ku te gjithe padite ndaj Kryeministrit u mbyllen rrufeshem per faje qe ai i pranonte edhe vete sic qe rasti kur i beri thirrje policise ne zgjedhje qe te bente fushate per partine socialiste.

Deri me tash prova e rezultateve ka qene nje sfide teresisht e humbur dhe kapja e drejtesise nga qeveria nje fakt i pakundershtueshem.

Ndaj ekzaltimet servile si nje film i pare dhe i stërpare nuk i duhen kujt.

Rezultatet nuk duken gjekund.Rezultatet jane kriteri i eficences.Rezultatet presin shqiptaret.

Te shohim rezultatet,ato flasin vete,pastaj mbase…mund te fillojne edhe ekzaltimet, qe gjithsesi jane dhe mbeten pa asnje vlere per nje shtet te se drejtes i cili eshte perdite perballe proves se integritetit ne betejen me krimin e organizuar dhe korrupsionin, beteja qe i ka humbur qe te dyja per te keqen e shqiptareve dhe per te miren e qeverise.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...