Opozita kërkon t’i drejtohet OSBE për këshillim, por kjo nuk pranohet nga mazhoranca. Për nënkryetarin e LSI-s; dhe përfaqësuesin e kësaj force politike në Këshillin Politik, Petrit Vasili tha se kjo është skandal dhe paradoks i madh. Ai thekson se opozita po kërkon të zbatojë një nga klauzolat e marrëveshjes së 14 janarit.
“Është paradoks dhe skandal i padëgjuar. Shqipëria në mënyrë historike drejton për herë të parë dhe të fundit OSBE, pikërisht gjatë mandatit të saj pengon në mënyrë skandaloze që po vetë Shqipëria të komunikojë me OSBE. Opozita shqiptare bazuar në marrëveshjen e 14 janarit, ka kërtkuar të zbatohet një klauzolë. Kur palët nuk kanë dakordësi, i drejtohen OSBE-ODIHR për këshillim. Një mundësi që vetë Rilindja dhe Gjiknuri e ka përdorur në raste të tjera. Si do shkojë para puna e Këshillit Politik kur ka pasur ndryshime të njëanshme kushtetuese? Rilindja e trembur deri në palcë, ndryshimet kushtetuse janë një atak i drejtpërdrejtë, thonë nuk të lejoj t’i drejtoheni OSBE”,- thotë Vasili.
Nga ana tjetër, ai ironizon me fakti se kryeministri Edi Rama do të zgjidhë krizën në Bjellorusi kur nuk lejon që Shqipëria të komunikojë me OSBE-ODIHR. “Kjo është gjëja më e shëmtuar që muund të ketë ndodhur. Ky Do shkojë të zgjidhë krizën në Bjellorusi, kur nuk lejon që të komunikojë OSBE me vendin e tij. Figura e shëmtuar e Shqipërisë tashmë ka marrë dhenë. Sigurisht, në pikëpamjen e demaskimit të rilindjes dhe Edi Ramës ishte pozitiv, për standartin e komunikimit në Këshillin Politik, ishte një fakt negativ tjetër për rilindjen”,- nënvizon Vasili.