Nga Genc Pollo
Svetlana Tihanovskaja dhe opozita bjeloruse nuk kanë besim tek ndërmjetësimi i OSBE-së (me kryetar të radhës Edi Rama) mes tyre e Lukashenkos. Kështu raporton e përditshmja frënge Le Figaro. Gjatë takimit dje (29/10) në Vilnius, Lituani me Presidentin francez Macron Tihanovskaja kërkoi që një grup shtetesh të mëdhenj si Franca, Britania e Germania por edhe Rusia e ShBA të merrte rolin e negociatorit në vend të OSBE-së.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





