Euro e nis ditën me luhatje të mëdha, arrin në 126 lekë, rritet marzhi i tregtimit

E Enjte, 07 June 2018 10:36

Monedha e përbashkët e ka nisur ditën e sotme, duke shënuar luhatje të mëdha, pas deklaratës së djeshme të Bankës së Shqipërisë se do të ndërhyjë në treg për të forcuar euron.
Në agjencitë kryesore të këmbimit valutor në Tiranë, euro shitej me 126 lekë, nga 125 lekë që ishte dje, duke u rritur menjëherë me 1 lekë. Njëkohësisht është rritur dhe marzhi i tregtimit mes blerjes dhe shitjes në 1.5-2 lekë, nga 0.5-1 lekë që është zakonisht (një euro blihej sot nga agjencitë mesatarisht me 124.5 lekë dhe shitej me 126 lekë).
Aktorët e tregut pohojnë se arsyeja kryesore e rritjes së marzhit të tregtimit lidhet me luhatjet e mëdha në treg. Sa herë që ka kërcime të mëdha në ulje apo në rritje, agjencitë e këmbimit rrisin  diferencën mes blerjes dhe shitjes.
Kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë, që shërben më pas si referencë për tregun dhe për institucionet dhe bizneset që punojnë me euro pritet të dal ënë mesditë.
Ditën e djeshme, guvernatori i bankës së Shqipërisë Gent Sejko bëri publik planin për një ndërhyrje të jashtëzakonshme në tregun valutor për shkak të rënies përtej parashikimeve të monedhës së përbashkët. “Operacionet e blerjes së valutës do të synojnë eliminimin e tepricës së përkohshme të valutës në treg dhe frenimin e forcimit të mëtejshëm të kursit të këmbimit, forcim i cili do të dëmtonte përmbushjen e objektivit tonë për stabilitetin e çmimeve. Në këtë mënyrë, operacionet do t’i shërbejnë plotësimit dhe përforcimit të stimulit monetar, të transmetuar nëpërmjet uljes së normës bazë të interesit. Gjithashtu, ato do të ndihmojnë tregun për të gjetur çmimin e drejtë të këmbimit të lekut kundrejt valutave, në linjë me raportet e qëndrueshme dhe afatgjata të kërkesës dhe ofertës për të”, tha Sejko.
Në krahasim me fillimin e vitit, kur u ngjit deri afër 134 lekëve, euro ka rënë me gati 10 lekë, duke arritur pak ditë më parë nivelin më të ulët të 10 viteve, në 124.1 lekë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...