Emrat/ Gjykata italiane dënon me 63 vite shqiptarët që trafikuan drogë nga Holanda

E Enjte, 07 June 2018 10:34

Gjykata Italiane ka dënuar me 63 vite burg grupin e shqiptarëve të të akuzuar për trafikim të kokainës nga Hollanda në Itali.

Shqiptarët e dënuar janë:

 -Alfred Shabani, 43 vjeç, i dënuar me 11 vite burg e 1000 euro gjobë

 -Lulzim Halili, 37 vjeç, i dënuar me 11 vite burg e 1000 euro gjobë

 -Valentin Lleshi, 31 vjeç i dënuar me 11 vite burg e 1000 euro gjobë

 -Gëzim Shoshi, 57 vjeç, i dënuar me 21 vite burg e 1000 euro gjobë

Gjithashtu i dënuar është edhe shtetasi italian Mauro Alvise Cauzzo 66 vjeç nga Venecia, i dënuar me 9 vite burg e 35 mijë euro gjobë, shofer i automjetit tip TIR me të cilin transportohej lënda narkotike,

Hetimet nisën në vitin 2011 dhe u vërtetua se vetëm brenda 15 ditëve grupi i shqiptaëve trafikuan nga Hollanda në Itali 25-30 kg kokainë.

Autoritetet fqinje zbuluan se grupi i shqiptarëve vijnë nga zona e Shkodrës në veri të Shqipërisë dhe thirreshin “malësorë” pasi  flisnin një dialekt të fortë gjë që ka vështirësuar përgjimet ndaj tyre. Kreu i bandës ishte Gëzim Shoshi, i cili merrej me administrimin e parave për blerjen e kokainës në Hollandë, si dhe me shpërndarjen e saj në territorin italian kryesisht në rajonin e Lombardisë.

Drogën shqiptarët e fusnin në Itali përmes automjeteve të drejtuara nga korrierë të ndryshëm ku mbi çdo pako kokainë ishte e shënuar me gërma emri i qytetit apo zona ku ajo do të shpërndahej.

Modifikuar më E Enjte, 07 June 2018 11:14

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...