Dita e Federatës Vatra në Westchester County

Premte, 08 June 2018 10:38

Nga Dalip Greca

Ndër mysafirët e nderuar në Mbrëmjen Gala organizuar me 1 Qershor 2018 në Marina del Rey, kushtuar 106 vjetorit të themelimit të Vatrës ishte dhe përfaqësuesi i bordit të ligjvënësve të Westchester County, një prej qarqeve më të pasura të Nju Jork-ut, z. David Tubiolo, i cili i dorëzoi kryetarit të Vatrës, z. Dritan Mishto, Proklamatën që shpallte 1 Qershorin "Ditën e Vatrës".
Proklamata është nxjerrë nga bordi i ligjvënësve të qarkut Westchester të shtetit të Nju Jork-ut, e iniciuar nga ligjvënësi Tubiolo, i cili përfaqëson distriktin nr. 14. Me këtë proklamatë që mbanë edhe firmën e Kryetarit të bordit si dhe ligjvënësit David Tubiolo shkruhet se i gjithë bordi i ligjvënësve me krenari i është bashkuar iniciativës të z. David Tubiolo për ta shpallë 1 qershorin si Ditën e Vatrës.
Në proklamatën e nxjerrë me këtë rast theksohet se komuniteti shqiptar është një kontributor i rëndësishëm i këtij qarku, po ashtu dhe vatranët. Vatra, theksohet në proklamatë është shoqata më e rëndësishme e shqiptarëve të Amerikës, që nisi procesin e bashkimit të organizatave shqiptare që me 24 Dhjetor 1911 me iniciativën e Shoqatës Besa-Besën. Në takimin themelues ishin të pranishëm Faik Konitza, Fan Noli, Kristo Floqi, Marko Adams dhe Paskal Aleksi. Takimet për formimin e Vatrës vazhduan deri me 28 prill 1912, kur Vatra zyrtarisht u quajt e themeluar, nënvizon proklamata.
Federata Vatra, theksohet në proklamatë, u formua zyrtarisht nga shoqatat: Besa-Besën, Flamuri i Krujës, Shoqëria Kombëtare, Mirëbërësja, Skënderbeu, Dallëndyshja dhe Malli i Mëmëdheut. Në takimin historik të themelimit u zgjodh bordi i përkohshëm i federatës: Fan Noli-Sekretar, Arkëtar -Llambi Cikozi, Menaxher i gazetës Dielli-Kristo Kirka, për themelimin e degëve- Faik Konica dhe Kristo Floqi, Kontrollorët e Diellit:Paskal Aleksi, Elia Tromara dhe Kosta Vasil.
Në proklamatë shkruhet se; Vatra është realisht histori e shqiptaro-amerikanëve dhe se kontributi i saj ndaj kauzës Kombëtare Shqiptare, dhe kontributi për ndërtimin e shtetit shqiptar, e kanë bërë Vatrën simbol të nacionalizmit shqiptar. Kryetari i Vatrës z. Mishto, e falënderoi ligjvënësin e distriktit 14 z. David Tubiolo, për iniciativën e proklamatës dhe për vlerësimin e lartë që ka për Federatën Vatra ai dhe bordi i ligjvënësve te Westchester County.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...