Sherri mes bashkive për Qafë-Thanën

Premte, 08 June 2018 10:59

Dy bashki, ajo e Pogradecit dhe Përrenjasit janë në konflikt me njëra tjetrën për “pronësinë” e doganës së Qafëthanës. Bashkia Pogradec ka shprehur pretendimet se Dogana dhe bizneset përreth saj janë në pronësi të saj kurse bashkia Përrenjas shprehet se një padrejtësi e kryer dekada më parë duhet të marrë zgjidhjen e duhur. Por ndërkohë kjo nënkupton se Qarku Korçë i rrëmben qarkut Elbasan pikën doganore që e lidh atë me jashtë, shkruan Infoelbasani.

Por bashkia Përrenjas bën me dije se dogana e Qafëthanës ndodhet në zonën kadastrale të Njësisë Administrative Rrajcë, pjesë e territorit të saj. Bashkia Përrenjas bën me dije se në tetor të vitit 2017 Kryetarja e Bashkisë Miranda Rira, Kryeministri Edi Rama dhe ish-ministrja e Zhvillimit Urban dhe Territorit, Eglantina Gjermeni, kanë firmosur Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Prrenjas ku rezulton se dogana Qafëthanë ndodhet nën juridiksionin e bashkisë  Përrenjas.

Por meqë bashkia Pogradec nuk tërhiqet nga pretendimet e saj, i mbetet Komisionit Qeveritar dhe Kryeministrit si Kryetar i Kryetar i Këshillit të Territorit që të shprehen përfundimisht se kujt i përket Qafë-Thana. Problem mbetet gjithashtu se kujt do t'i kalojnë pronat e Njësisë Administrative Rrajcë që sot figurojnë në zonën katastrale të Përrenjasit. Janë pikërisht pronat që ndajnë vijën kufizuese mes Pogradecit dhe Përrenjasit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...