Shqiptarët të “çmendur” pas akulloreve italiane, ja sa mijë dollar shpenzohen për to

Premte, 08 June 2018 18:37

Akulloret italiane janë të famshme në të gjithë botën. Tani që vera ka mbërritur, ato shpërndahen në pjesën më të madhe të botës. Po sa është vlera dhe konsumi i tyre në Shqipëri?

Sipas të dhënave të publikuara nga Il Sole 24 Ore, vlera tregtare e akulloreve italiane në Shqipëri është rreth 904 mijë dollarë, ndërsa pesha neto është rreth 300 mijë kg. Çmimi mesatar për kilogram është 3 dollarë.

Në total sipas llogarive sasia mesatare e akulloreve italiane për 1000 banorë është 104.6 kg.

Krahasuar me rajonin, shqiptarët janë konsumatorët më të lartë të akulloreve italiane. Në Malin e Zi konsumi vjetor i akulloreve italiane për 1000 banorë është 21.6 kg, në Bosnje dhe Hercegovine 14.5 kg, në Serbi 17.6, ndërsa Maqedonia ka një sasi të ulët të akulloreve italiane të eksportuara në vend.

Referuar çmimit mesatar  për çdo kg të akullores italiane në vendet e rajonit, Shqipëria ka çmimin më të ulët. Në Maqedoni çmimi është 3 $,  në Malin  e Zi është 6.1$, në Serbi është 3.47$, ndërsa në Bosnje 5.8 dollarë /kg.

44 milionë euro apo 13 mijë tonelata me akullore italiane janë shitur te gjermanët, të cilët janë konsumatorët numër një të akullores së prodhuar në Itali., të ndjekur nga spanjollët me 31 milionë dollarë dhe qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar me 29 milionë dollarë.

Bazuar në shifrat e nxjerra, Il Sole ka renditur edhe vendet që kanë çmimin më të lartë. Në Japoni çmimi mesatar për kilogram i akulloreve italiane të eksportuara është 7.5 dollarë, në Zvicër 6.1 dollarë dhe në Norvegji 5.1 dollarë. Ndërsa në vendet e tjera, ku përdoret monedha euro si në Itali vlera mesatare për kg e akulloreve italian në Belgjikë është 5.1 dollarë , në Shqipëri 3 dollarë, ndërsa në Greqi 2.7 dollarë.

Ndërsa për sa i përket konsumit, vendin e parë e mbajnë danezët me 255 kg për 1000 banorë çdo vit, pasuar nga spanjollët dhe sllovenët.  Në Shqipëri konsumi për 1000 banorë është  104.6 kg./monitor

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...