Plani i fshetë “ISIS” njësoj si armët kimike, protestat në sfond

Saturday, 09 June 2018 16:38

Çfarë është ky plan i fshehtë dhe rreziku për sigurinë

Projekti për institucionet shqiptare njihet me emrin e gjatë Qendra Rajonale e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, në fakt është një “pikë grumbullimi” e gjithë ish-terroristëve që u bënë pjesë e luftës së përgjakshme në Siri, si pjesë e Shtetit Islamik.

Të përbashkëtat me fshehjen e armëve kimike

Shumë të përbashkëta ka midis vendimit të Ramës për të strehuar luftëtarë të ISIS-it në Shqipëri dhe vendimit të fshehtë për pranimin e armëve kimike. Rama asokohe nuk u konsultua me Presidentin e Republikës , me Parlamentin, me aleantët, me opozitën dhe me shqiptarët. Edhe në këtë rast, plani i tij i fshehtë u zbulua rastësisht gjatë një deklarate të Kryeministrit bullgar Bojko Borissov në Tiranë. Deri në këtë deklaratë, askush, as media, as Presidenti, as Parlamenti, as opozita e as shqiptarët nuk e dinin planin e fshehur që Shqipëria do të presë luftëtarë të ISIS në kampin e përgatitur për ta.

Edi Rama gënjeu në fillim publikun, tha se armët kimike ishin çështje e NATO-s. Njësoj po bën edhe me rastin e luftëtarëve të ISIS, nëpërmjet një letre shëprndarë nga zyra e shtypit të kryeminsyrisë po mohohet se ata që do të vijnë janë luftëtarë të ISIS, por kryeministria nuk e mohoi deklaratën e kryeministrit bullgar për ngritjen e kësaj strehe në Shqipëri.

Fundi i armëve kimike ishte deklarata (qyravitëse) e Ramës, të gjithë e kujtojnë atë fjalim një orësh. Kryeministri Rama, në një dalje aspak të qetë, përballë një sheshi të mbushur nga qytetarët, përcolli një formë ndjese duke u tërhequr nga marria e tij.

Si u irrituan shqiptarët me Ramën, protestat maratonë poshtë zyrës së tij

Në tetor 2013, Shqipëria, Belgjika, Norvegjia dhe Franca konsideroheshnin ende si vende të cilat mund të pranonin armët siriane. Më vonë Norvegjia, Belgjika dhe Franca refuzuan të pranojnë shkatërrimin e armëve kimike siriane në territorin e tyre. Gazeta franceze Le Monde ka shkruar më datë 4 nëntor se Ëashingtoni po nxit Shqipërinë të pranojë propozimin për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë dhe se Tirana zyrtare e kishte pranuar propozimin, por nuk u dhanë detaje lidhur me këtë çështje.

Më 7 nëntor grupet ambientalishte shqiptare përfshi edhe Aleancën Kundër Importit të Plehrave organizuan një manifestim përballë Kryeministrisë kundër sjelljes në Shqipëri të armëve kimike siriane. Gjithashtu në datën 9 nëntor u organizua një protestë në heshtje e tipit 'Gandi'.  Deri më tani protesta më masive është ajo e organizuar më 12 nëntor 2013, e cila u zhvillua përballë Kryeministrisë dhe Ambasadës amerikane. Protestuesit si rrallë herë dolën me thirrje kundërpranimit të Ramës për të shkatërruar armët kimike në Shqipëri. Rrjetet sociale nxitën solidarizimin me këtë çështje ç’ka solli edhe peticionin online kundër ardhjes së armëve kimike siriane në Shqipëri.

Ram asokohe iu zbyth vendimit të tij të fshehtë pas presionit disaditor që populli i bashkuar pa dallime politike i bëri poshtë zyrës së kryeministrisë.

Përfundimin që Rama e njeh mirë

Mësa duket të njëjtin fat do të ketë edhe plani i fshehtë për sjelljen e luftëtarëve të ISIS në Shqipëri. Shqiptarët do të dinë ti japin përgjigje, formulën e kanë gati. Bashkë me fëmijët, për të ardhmen e sigurt të fëmijëve, si në rastin e armëve kimike, ata do të jenë poshtë zyrës së Ramës. Edhe Rama  e ka gati formulën e “zbythjes”. Do njoftojë deklaratën e tërheqjes, ashtu si me armët kimike, i irrituar do të thotë “Jo”, e sigurisht do të fitojnë shqiptarët.  /Redaksionale 55news.al

1462936_549203511822158_1117826654_n-640x340.jpgProtestuesit-kunder-armeve-kimike-3.jpgimages.jpgArmet-kimike-protesta-501x300.jpg1384381485-arma-905x450.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...