‘Thonë që shqiptarët, ata me pistoleta dhe që drejtojnë rrjetet e trafikut të vajzave, janë njerëz që nuk falin’.
Kështu e nis shkrimin e saj të ditës së sotme kushtuar Anxhela Meçanit, gazeta e madhe italiane ‘La Stampa’.
Rrahja për vdekje e shqiptares 20 vjeçe dhe më pas hedhja në rrugë, vazhdon të jetë jo vetëm në qendër të vëmendjes së policisë italiane, por edhe të medias.
‘Një copë trotuari, i vjedhur apo i kontestuar, vlen sa një luftë mes tutorëve. Një vajzë e plagosur, e detyruar për të mos punuar, shkakton lumej gjaku’, vazhdon shkrimin e saj, gazeta ‘La Stampa’.
‘Thonë se këta njerëz kanë sy e veshë kudo edhe atje ku ti nuk e pret.
Nëse e gjitha kjo është e vërtetë dhe nëse Anxhela Meçani, 20-vjeçarja shqiptare e hedhur nga një makinë në mes të rrugës dhe që vdiq të dielën është viktimë e një klienti, atëherë fatkeqësisht duhet ta njoftojmë se gjuetia ndaj tij sapo ka filluar’ vazhdon shkrimin e saj gazeta italiane.
‘Ai njeri duhet ta dijë se nëse në shtëpinë e tij nuk arrin policia, do të mbërrijnë shqiptarët, ata me pistoleta që nuk të falin jetën’, shkruan më tej gazeta ‘La Stampa’.
Policia italiane ende nuk ka persona të dyshuar për masakrimin deri në vdekje të 20-vjeçares shqiptare Anxhela Meçani, ngjarje e ndodhur të shtunën në darkë.
E reja humbi jetën 24 orë më vonë në një spital në Torino.