Nisin hetimet për gjykatën e Kukësit

E mërkurë, 13 June 2018 08:46

Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të hetojë procedurat e ndjekura nga Gjykata e Kukësit, në lidhje me caktimin e masave të sigurisë ndaj protestuesve kundër tarifës në Rrugën e Kombit. Hetimi administrativ do të bëhet nga ana e Inspektoratit të KLD.

Vendimi u miratua në mbledhjen e së martës, bazuar në rekomandimet e përcjella zyrtarisht për Këshillin nga ana e Avokatit të Popullit. Në të njëjtën mbledhje, KLD rrëzoi propozimin e bërë nga ana e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj për masën disiplinore “shkarkim nga detyra” për gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit Shkodër, Ahmet Jangulli.

Kjo pikë e rendit të ditës është shoqëruar me debate mes ministres dhe anëtarit Gjin Gjoni. Ai ka pretenduar se KLD nuk mund të marrë masa ndërsa ministrja është shprehur se Këshilli nuk mund të ndryshojë qëndrim. Burime brenda mbledhjes bënë me dije se gjithë anëtarët gjyqtarë votuan kundër shkarkimit, ndërsa ministrja dhe Presidenti i Republikës, njëkohësisht kryetari i KLD votuan pro.

Modifikuar më E mërkurë, 13 June 2018 08:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...