Veliaj pasurohet me apartamente në kurriz të artistëve

E Enjte, 14 June 2018 11:48

Rama ka treguar sot se i ka neveri artistët dhe për të refuzuar takimin me ta ka preferuar që të stisë një takim me koordinatorët e bashkëqeverisjes ndërkohë që u lajmërua zhvillimi i një diskutimi me komunitetin e artistëve. Ndërsa vetë është duke mbajtur fjalimin e  stërgjatur përpara militantëve socialistë të caktuar si përgjegjës me llogaridhënien qeverisësë, paralelisht po zhvillohet edhe diskutimi për shembjen e Teatrit.  Në takimin me artistët Rama ka deleguar Erjon Veliajn që t’u mbushë mendjen artistëve se godina do jetë më e bukur, por që hapësirat do zvogëlohen ndjeshëm se pas Teatrit do të ndërtohen disa kulla, përfitimet e të cilave do t’i marrë privati.

Por dëgjesa e Veliajt me artistët nisi me një kusht të vendosur nga kryebashkiaku. Në fjalën e tij ai u vendosi si kusht artistëve që të flasin jo më shumë se 5 minuta. E çuditërisht fjalimi i vetë kryebashkiakut zgjati më shumë se 20 minuta.

Diskutimi me artistët është një përpjekje e Ramës dhe Veliajt për të mbuluar vjedhjet. Të dy e kanë pozicionuar veten si ai hajduti që ka hyrë në bankë dhe po mundohet të vjedhë sa më shumë të mundet deri në ardhjen e policisë.

Nuk mjaftuan lejet e dnërtimit me  gradaçelat mbi lulishtet e kryeqytetit dhe Veliaj po i realizon Ramës ëndrrën 20 vjeçare për të shembur Teatrin dhe ndërtuar aty kulla gjigande me përfitime marramendëse ekonomike.

Vjedhja po bëhet nëpërmjet miratimit të ligjit që përcakton edhe firmën e ndërtimit, sa do të përfitojë ajo nga trualli publik.

Rezistenca e artistëve ka qenë e madhe deri më tani. Ata kanë paralajmëruar vendimet më ekstreme duke u futur edhe në grevë urie. Nëse ligji do miratohet dhe kullat gjigande do të ngrihen ky vendim do të mbetet i anatemueshëm. Opozita ka deklaruar se hajdutët në kurriz të artistëve do të japin llogari.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...