Dy hajdutë në Teatrin Kombëtar, një i tretë pret jashtë

E Enjte, 14 June 2018 17:30

Në tavolinën e diskutimit me artistët, Rama ka deleguar dy veglat e tij, Erjon Veliajn dhe ministren e Kulturës Mirela Kumbaro. Vetë nuk pati guximin të përballej me artistët.

Ai po ruan nga jashtë atë që po bëhet brenda në sallë. Po ruan se si do mund tu mbushet mendja artistëve se si të pranojnë planimetrinë e tij mbi truallin e Teatrit Kombëtar, si dhe zonën ku priten të ndërtohen plot 6 kulla.

Ky është diskutimi fals që po krijon Erion Veliaj me Teatrin Kombëtar dhe qendrën e Tiranës. Ai po fsheh gishtin pas masakrës që po i bën kryeqytetit duke u justifikuar se nuk po ndërton kullë mbi Teatër, por në fakt janë 6 të tilla pak metra më tutje. Ai po justifkohet se nuk ka para për të ndërtuar Teatrin e ri Kombëtar, dhe për këtë do t’i japë privatit rreth 4500 m2 tokë publike për kulla.

Çmimi i apartamenteve në këtë zonë elitare shkon në 2500 euro/m2, ndërsa për dyqanet kap edhe shifrën e 11 mijë euro/m2. Nga 16 kate që është mesatarja e kullave, rreth 12 kate do të jenë apartamente, pra përafërsisht 48000 m2 ndërtim. Nëse shiten me tregun aktual (pasi vlera mund të rritet), këto apartamente do të gjenerojnë rreth 120 milionë euro të ardhura.

Ndërkohë 4 kate dyqane që do të jenë për secilën kullë me një sipërfaqe totale prej 16 mijë m2 ndërtim, do t’i sjellin ndërtuesit mbi 170 milionë euro nga shitja e tyre. Pra, janë mbi 290 milionë euro të ardhura nga ndërtimi i këtyre 6 kullave, dhe nëse i shtojmë edhe garazhet e makinave, atëherë kjo shifër i kalon 300 milionë euro.

Në fushën e ndërtimit, marzhi i fitimit është mbi 50 %. Nga 300 milionë euro, ndërtuesi i kullave përllogarit se do të përfitojë 150 milionë euro.

 Teatri i ri Kombëtar, sipas deklaratave të Erion Veliajt në studion e Opinion, nuk do të kushtojë më shumë se 30 milionë euro. Si konkluzion, ndërtuesi ka leverdi të marrë përsipër ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar nëse i falet 4500 m2 tokë publike, për të ngritur 6 ngrehina që do t’i zënë edhe më tej frymën kryeqytetit. /55news.al

Modifikuar më E Enjte, 14 June 2018 18:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...