Revista “The Lancet”: Shqipëria me performacë të keqe në shëndetësi

Premte, 15 June 2018 13:08

Shqipëria renditet në vendin e 56-të në botë, ndër 195 shtete në indeksin e cilësisë dhe aksesit në shëndetësi të “The Lancet”, që është revista më e vjetër dhe më prestigjioze në botë në fushën e mjekësisë.

Në rajon, vendi ynë renditet mes të tjerëve, pasi është më keq se Mal i Zi dhe Serbia, por lë pas Maqedoninë dhe Bosnje Hercegovinën. Kjo renditje e vendos Shqipërinë ndër vendet me perfornacën më të keqe në Europë në këtë sektor.
Rusia, Ukraina, Maqedonia, Turqia dhe Bosnje Hercegovian janë të vetmet vende europiane më keq se ne në renditje. Ndërkohë, Maqedonia dhe Rusia grumbullojnë po 75 pikë, sa ne, në indeksin e përgjithshëm të cilësisë dhe aksesit në shëndetësi të “The Lancet”.
Indeksi, thuhet në raport është i lidhur ngushtë me shpenzimet për frymë për kujdesin shëndetësor, të cilat Shqipëria i ka ndër  më të ultat në Europë e rajon.
Në vend të parë të listës së vendeve me cilësinë më të mirë të shëndetësisë renditet Islanda e ndjekur nga Norvegjia dhe Holanda.
Në vend të fundit ndërkohë renditet Republika e Afrikës qendrore. Të dhënat e  grumbulluara nga “The Lancet” i referohen vitit 2016.

Modifikuar më Premte, 15 June 2018 17:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...