Ndotja e ajrit, Shqipëria s’ka laborator për matjen e shkarkimeve

Premte, 15 June 2018 13:14

Ndërsa raportet e Forumit Ekonomik Botëror e rendisin Shqipërinë ndër 10 shtetet më të rrezikuara nga ndotja e mjedisit, situata mund të jetë edhe alarmante.

Në raportin e vet të fundit, ky Forum konkludon se shkalla e vdekshmërisë përsa i përket ndotjes së ajrit për 100 mijë banorë është 171.4, pra afërsisht 5,000 qytetarë shqiptarë në vit rrezikojnë vdekjen nga ky shkak.
Por sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, kjo situatë mund të jetë edhe më e rëndë pasi të dhënat e raportuara nga institucionet përkatëse janë pak të besueshme.
Pas auditimit të këtij sektori, KLSH konkludon se të dhënat e Agjencisë Kombëtare të mjedisit për cilësinë e ajrit nuk janë përfaqësuese si vlera mesatare të tyre.
Numri i stacioneve fikse të monitorimit të cilësisë së ajrit në Shqipëri nuk është i mjaftueshëm për të prodhuar të dhëna përfaqësuese dhe të besueshme për qytetet përkatëse.
Por edhe më shqetësues është fakti se në Shqipëri nuk realizohen matje të shkarkimeve të ndotësve.
“Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve nuk kryen inspektime sa i përket tejkalimit të normave të shkarkimeve të elementëve ndotës të ajrit, sepse nuk zotëron asnjë mjet apo laborator për matjen e këtyre shkarkimeve në terren”, thekson në raport Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Modifikuar më Premte, 15 June 2018 17:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...