Të dërgosh para’ në Shqipëri kushton shtrenjtë

Premte, 15 June 2018 13:21

Dërgesat e remitancave drejt Shqipërisë kanë kosto të larta. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, për tremujorin e parë të këtij viti vlerësohet se kosto e dërgesës ishte mesatarisht sa 8.64% e shumës së dërguar.

Në nivel global, kosto mesatare e dërgesave të remitancave është 7.13%, ndërsa për Europën dhe Azinë Qendrore kjo kosto është sa 7.55% e shumës së dërguar. Sipas vendeve kryesore të origjinës së remitancave, kostot më të ulëta janë në Itali, ku kosto e dërgesës drejt Shqipërisë është sa 7.25% e shumës.

Kostot rriten në korridoret e tjera, ku në Mbretërinë e Bashkuar arrijnë në 9.5% të shumës së dërguar, ndërsa në Zvicër në 10.28%. Sipas Bankës së Shqipërisë, kostot e larta kanë disa arsye, duke nisur nga kanalet e përdorura.

Në 20 vitet e fundit, dërgesat e emigrantëve janë bërë kryesisht përmes kompanive të transfertave të parave, që kanë kosto më të larta krahasuar me bankat. Arsyeja kryesore ka qenë puna në informalitet dhe edukimi i pamjaftueshëm financiar, që përgjithësisht i ka bërë emigrantët t’i shmangin dërgesat përmes bankave.

Gjithashtu, Banka e Shqipërisë nënvizon se është e rëndësishme fokusimi drejt produkteve më inovative, siç janë dërgesat përmes internetit. Të dhënat tregojnë se dërgesat përmes internetit, qoftë edhe përmes kompanive të transfertave të parave, kanë kosto shumë më të ulëta krahasuar me kanalet klasike të dërgesave.

Megjithëse në terma realë ato janë në rënie, remitancat ngelen një kontribuues i rëndësishëm në ekonominë shqiptare. Vitin e kaluar, në Shqipëri hynë remitanca në vlerën e 5.1% të prodhimit të Brendshëm Bruto.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...