Kosovë, Oda Amerikane: Kujdes në shpenzimin e parasë publike

Premte, 15 June 2018 14:37

Sektori privat në Kosovë vazhdimisht është përballur me sfida të ndryshme që nga pavarësimi i vendit. Në anën tjetër, Republika e Kosovës ka ruajtur në vazhimësi stabilietin makroekonomik, derisa ka arritur të mbajë borxhin publik brenda niveleve të rekomanduara.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë vlerëson pozitivisht faktin se ky stabilitet është ruajtur pa rritje të normave tatimore dhe në rrethana të një deficiti të lartë tregtar. Në këtë aspekt, Oda Amerikane beson se bashkëpunimi me Fondin Monetar Ndërkombëtar ka sjellë rezultate të jashtëzakonshme, duke ndihmuar Qeverinë në ruajtjen e performancës pozitive në politikat fiskale dhe stabilitetin ekonomik.

Sidoqoftë, Oda Amerikane shpreh shqetësimet e saj lidhur me tendencat e fundit në rritje të shpenzimit të pakontrolluar të parasë publike. Kjo gjithashtu përfshin edhe vendimet e marra pa një konsideratë të implikimeve financiare për buxhetin e vendit. Oda Amerikane shpreh brengën e saj edhe me shpenzimin e pakontrolluar të fondit rezervë të shtetit.

Oda Amerikane beson se vazhdimi i sjelljes së tillë do të rëndojë ngarkesën mbi arkën e kufizuar të shtetit dhe rrjedhimisht do të rrisë ngarkesën tatimore mbi sektorin privat. Një veprim i tillë do të përkeqësonte sistemin tatimor në Kosovë, si dhe do të rrënonte prospektet për një sektor më të fuqishëm privat, si dhe rritje të investimeve të huaja direkte.

Në fund, Oda Amerikane edhe një herë bënë thirrje për një menaxhim më të kujdesshëm të financave publike, duke vënë theksin mbi rëndësinë e investimeve kapitale të cilat do të ndikonin në sektor më të fuqishëm privat, krijim të vendeve të punës dhe rritje të qëndrueshme ekonomike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...