Fotogaleria/ Pasuritë e “Rama 2”, ka nga ata me 14 llogari bankare

Premte, 15 June 2018 14:51

Zbardhen pasuritë e kabinetit “Rama 2”. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar të ardhurat nga rroga, nga honoraret dhe fitimet nga shitja e pikturave. Zëvendëskryeministra Senida Mesi dhe bashkëshorti i saj disponojnë 14 llogari bankare, dy apartamente dhe automjet. Bashkëshorti zëvendëskryeministres zotëron 100% të aksioneve të një kompanie.

Ministri i Brendshëm deklaron si të ardhura vjetore pagën dhe të ardhurat nga komisionet e përhershme e të përkohshme në Kuvend. Fatmir Xhafaj ka deklaruar si pasuri të patundshme një dyqan në Vlorë nga dhënia me qira e të cilit ka marrë 13770 euro në një vit. “Gazeta Shqiptare” publikon pasuritë e kabinetit qeveritar, të cilat u referohen deklaratave të pasurisë, dorëzuar prej tyre në Inspktoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, të cilat janë zbardhur nga “Open Spending Albania”.

Ndryshimi i pasurisë

Nuk është rroga e vetmja pasuri që mbahet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Kjo, pasi numri një i qeverisë merr të ardhura edhe nga punët artistike, apo edhe honoraret ku ka deklaruar se merr 51.000 lekë. Kreu i qeverisë ka deklaruar se të ardhura neto nga paga merr 2 015 199 lekë, ndërsa të ardhura neto nga krijimtaria artistike, shitje e punëve artistike merr 3 894 352 lekë. Ndërkaq, sipas “spending data.al”, nisur nga deklarimi i Ramës, deri tani ka shlyer shumën prej 4 852 euro për kredinë me vlerë 80 000 euro, afat 10-vjeçar të marrë në datë 22.10.2013 pranë një banke të nivelit të dytë. Kredia është pjesë e regjistrit martesor dhe detyrimi i mbetur në datën 31 dhjetor 2017 është 26 460 euro. Ndërsa edhe bashkëshortja e tij, Linda ka shlyer shumën prej 4 853 euro për kredinë e përbashkët me vlerë 80 000 euro, me afat 10-vjeçar të marrë në datë 22.10.2013.

Nga ana tjetër, Linda Rama, gjatë vitit 2017 deklaron të ardhura nga puna si eksperte 1 849 983 lekë, të ardhura nga honoraret 1 241 276 lekë, qira nga apartamentet 2 712 180 lekë dhe interesa bankare 2 394 lekë. Ndërkaq, i biri i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Gregor Rama, rezulton se jeton me qira si dhe se gjatë vitit 2017 ka marrë 400 mijë lekë të vjetër borxh. Nga shitja e veprave të artit, Gregori gjatë vitit 2017 ka fituar 28 mijë euro.

Modifikuar më Premte, 15 June 2018 14:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...