Vasili:Pergjegjesia e qeverise eshte shume e rende, por gjithsesi ta ruajme besimin te spitalet!

Premte, 04 September 2020 08:08

Petrit Vasili

Pergjegjesia e qeverise eshte shume e rende, por gjithsesi ta ruajme besimin te spitalet!

Eskalimi i situates se COVID-19 ne Shqiperi dhe shtimi kritik i rasteve te renda dhe humbjes se jeteve eshte fakt i pakundershtueshem.

Faza finale e trajtimit te rasteve te renda jane vetem spitalet.

Deshmi te shumta dhe tronditese jane bere publike lidhur me mungesat ne keto spitale duke filluar nga ushqyerja, higjena, mungesa e etikes, mungesa ne barna etj etj.

Te gjitha keto fakte jane prova te pakundershtueshme te nje ç'organizimi shteteror te jashtezakonshem, te mungeses se fondeve dhe burimeve njerezore me te domosdoshme dhe te nje spontaniteti te rrezikshem qe natyrshem bie mbi vetem e vetem pacientet.

Megjithate spitalet mbeten absolutisht te pazevendesueshme ne luften me COVID- 19.

Ndaj duhet gjithsesi te ruhet besimi tek ato pasi do te thote jete te fituara.

Stigmatizimi ekstrem i spitaleve per problemet, qe ato paraqisin nuk duhet te kaloje masen pasi kjo hallke e sistemit shendetesor nuk mundet ne kete moment te veshtire te zevendesohet me asgje.

Duhet stigmatizuar fort po, qasja e turpshme e ministrise se shendetesise, qe reklamon deshmi te sforcuara per gjoja funksionimin perfekt te cdo gjëje ne spitalet COVID.

Duhet kritikuar rrepte propaganda dhe arroganca per mbuluar problemet dhe per te mos i zgjidhur ato.

Duhet kritikuar shperdorimi i pacipe politik i QSU nga kryeministri si podium politik i kryeministrise.

Por nuk duhet te lodhemi duke promovuar punen e vetmohimin e personelit mjeksor dhe besimin tek ta sepse keshtu u japim besim pacienteve me COVID dhe familjareve tyre se do ta fitojne betejen me te.

Eshte fakt dramatik, qe ky KM dhe kjo qeverisje ishin nje faktor rendues ekstrem me paaftesine e tyre ne perballimin e Pandemise.

KM dhe qeveria kane pergjegjesine dhe duhet te ndryshojne menjehere situaten ne spitalet COVID dhe te financojne ne menyre te jashtezakonshme ato si dhe te ndryshojne ne themel organizimin e funksionimit te brendeshem te tyre per t'ju pergjigjur situates.

-Familjaret duhet te informohen vazhdimisht dhe me etike maksimale per te afermit e tyre,
-ushqimi i te semureve duhet te jete perfekt dhe cdo mungese ne kete drejtim eshte turp,
-higjena duhet te jete maksimale duke mos kursyer asgje per te, -personeli mjeksor duhet te shtohet dukshem per te ruajtur kualitetin dhe freskine e perditshme te tij, -etika e komunikimit duhet te ndryshoje dhe organizohet rrenjesisht
-barnat dhe te gjithe plotesuesit e tjere te protokolleve mjeksore duhet te jene te bollshem e me rezerva.

Realizimi i plote i te gjithe ketyre nevojave emergjente eshte propaganda me e mire, ne vend te propagandes bajate alla komuniste, qe shton mosbesimin dhe zemeraten e qytetareve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...